{"title":"Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”","authors":"Dhori Qirjazi","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3222","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3222","url":null,"abstract":"Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më saktë në gjuhën mëmë të saj, dëshmojnë se paraardhësit e grekëve e të shqiptarëve të sotëm kanë kontaktuar qysh në kohë të lashta. Edhe pse teza për origjinën ilire të shqipes është vënë në dyshim përsëri kohët e fundit1, nuk mund të lihen jashtë vëmendjes të dhënat e Strabonit, i cili në të aguar të erës sonë shënonte që fiset epirote “janë përzier me fiset ilire”, e se “disa syresh janë dygjuhëshe” («ἀναμέμικται δέ τούτοις τά ἰλλυρικά ἔθνη» … «ἐνίοι δέ δίγλωττοι εισι» (Γεωγραφία ζ’ c 327)). Për mendimin tonë çështja nuk shtrohet në ka patur kontakte të hershme të gjuhës mëmë të shqipes me greqishten, por ka të bëjë më së shumti me kohën dhe vendin e zanafillës së tyre dhe me argumentimin e kësaj qasjeje me mjete gjuhësore2. Në këtë hulli, po marrim dy shembuj nga leksikografi aleksandrin Heziku, i cili jetoi në shek. V të erës sonë, dhe kësisoj e ndajnë nga Straboni po aq shekuj sa ndajnë shqipen e sotme nga burimet e para të shkruara të saj.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"31 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155235","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Prof. Dr. Hasan Çipuri – terminologu i shquar ushtarak","authors":"Hajri Shehu","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3215","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3215","url":null,"abstract":"U nda nga jeta gjuhëtari me uniformë, profesor Hasan Çipuri. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! 32 fjalorë ushtarakë shqip-gjuhë e huaj mbajnë emrin e profesor Hasan Çipurit si autor, si bashkautor e si drejtues shkencor (kryeredaktor). Ai ka hartuar 160 zëra enciklopedikë. Ka shkruar 350 artikuj shkencorë e shkencorë-popullarizues. Ka përkthyer e ka botuar 14 libra historikë e ushtarakë. Ka drejtuar rreth 400 bashkëpunëtorë të jashtëm të Sektorit shkencor të Akademisë Ushtarake – tani, Akademia e Mbrojtjes. Ka hartuar e ka botuar 6 tekste mësimore universitare. Ka redaktuar 34 libra të fushave të ndryshme. Ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës e titullar i serbokroatishtes. Profesor Hasani ka qenë anëtar i Institutit Biografik Amerikan (American Biographical Institute); “Personalitet ndërkombëtar” i vitit 2001 (Kembrixh, 2002); një ndër “2000 intelektualët e shquar të shekullit XXI” (Kembrixh, Angli, 2001); një ndër “Europianët e shquar të shekullit XXI” (Kembrixh, 2003); “Drejtor i përgjithshëm nderi për Europën” i Qendrës Biografike Ndërkombëtare të Kembrixhit, Angli.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"6 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139156463","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Zgjeruesit e temës së foljes në gjuhën shqipe si njësi jomorfemore","authors":"Leonard Dauti","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3226","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3226","url":null,"abstract":"Zgjeruesit e temës së foljes në gjuhën shqipe dalin si përbërës të konstrukteve foljore sintetike. Për analizën e këtyre konstrukteve do t’i shmangemi interpretimit të strukturës si lidhje sintagmatike e bazuar në inventarin e morfemave dhe në mundësitë kombinuese të tyre. Struktura morfologjike e foljes, por edhe e fjalës në përgjithësi, do të shihet jo si fryt i operacioneve kombinuese të morfemave, por si shprehëse/përfaqësim i një modeli të caktuar eptimor, i ngjizur si gjedhe konjitive1. Duke u nisur nga modeli morfologjik, nga natyra dhe rruga e përftimit të tij, mund të përcaktojmë saktësisht jo vetëm njësitë që marrin pjesë në formimin e strukturës morfologjike të foljes, por edhe natyrën e tyre në përputhje me funksionin përkatës që ato përmbushin brenda saj. Përcaktimi se “Morfologjia nuk është sintaksa e morfemave; morfemat luajnë një rol të dorës së dytë në lidhje me rregullsitë morfologjike.” (Booij, 2019:2), qëndron në themel të këtij këndvështrimi, sipas të cilit, nuk janë morfemat dhe mundësitë kombinuese të tyre që krijojnë ligjësitë morfologjike, por janë modelet, përkatësisht gjedhet konjitive, ato që i japin kuptim bashkimit dhe kombinimit të morfemave.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"4 10","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139156648","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Arumanisht në kodikun e kostë Cepi-Vithkuqaritof “Albanian Hellenophony”","authors":"B. Demiraj","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3223","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3223","url":null,"abstract":"Objekt i punimit tonë është një përmendore shkrimi arumanisht e viteve 20 të shekullit XIX, e cituar si e tillë relativisht herët, por që ka mbetur ende e panjohur përkatësisht e paregjistruar në trashëgiminë e kulturës së shkrimit arumun. Shkruajmë qëllimisht “relativisht herët” duke dashur t’i mëshojmë faktit, se nuk është aspak shkruesi i këtyre radhëve ai që i tërheq vëmendjen i pari lexuesit për praninë e saj në këtë trashëgimi sado modeste, që gëzojmë sot prej traditës së shkrimit arumun në kohë dhe hapësirë. Andaj kemi po aq të drejtë të mëtojmë se kjo përmendore i ka anashkaluar regjistrimit të saj në këtë trashëgimi për arsye që mbeten ende për t’u sqaruar.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"16 8","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139156773","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Një çerdhe fjalësh shqipe me lidhje etimologjike","authors":"Albert Riska","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3224","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3224","url":null,"abstract":"Është fjala për njësi leksikore të ndryshme, por që kanë midis tyre lidhje historike shumë interesante. Në gjendjen e sotme njësitë e grupit mund të shfaqen me zhvillime të ndryshme fonetike, morfologjike e semantike, por analizat tregojnë se kemi të bëjmë me përftime prej një baze të përbashkët. Është e rëndësishme të theksojmë në këtë mes se kemi zgjedhur të përdorim termin “fjalëpërftim” për të treguar zhvillime etimologjike fjalësh dhe jo formime të reja apo që vijnë nga modele të gjalla fjalëformimi. Përftimet etimologjike prej një baze të përbashkët u përkasin dy kategorive të ndryshme që do të kërkonin analiza etimologjike në dy nivele. Në nivelin e parë të analizës etimologjike do të arrinim deri te rrënjët e fjalëve të çerdhes. Këtu do të kërkoheshin: evidentimi i zhvillimeve të mundshme fonetike dhe veçimi i mjeteve të dikurshme të fjalëformimit, çka do të shpinte te veçimi i rrënjës.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"5 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139156812","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Skënderbeu në krijime letrare të viteve ’20-’40 të shek. XX","authors":"Laura Smaqi","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3217","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3217","url":null,"abstract":"Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figura historike më frymëzuese për shqiptarët, në periudha të ndryshme historike dhe një rol mjaft të rëndësishëm në këtë aspekt ka luajtur krijimtaria letrare. Krahas pranisë së vazhdueshme të kohës së Skënderbeut, të frymës së epokës së tij në gjithë letërsinë arbëreshe, po t’i referohesh periudhës nga fundi i shek. 19 deri në 1944, veprat e njohura, Histori e Skënderbeut1 e N. Frashërit Burri i dheut2 i Çajupit, që vënë në qendër heroin, janë trajtuar në mënyrë të vijueshme në studimet tona. Në këtë paraqitje do të përqendrohemi në mënyrë të veçantë në vepra pak ose aspak të studiuara, siç janë: poemthi dramatik Kushtrimi i Skanderbeut3 i Ernest Koliqit, drama Trathëtia4 e Mehdi Frashërit, romanet Kthimi i Skënderbeut5 i Llambi Dardhës dhe I funtmi i Kastriotëve6 i Andon Frashërit.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"97 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155016","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Gjuha e fshehtë e muratorëve në Bullgari","authors":"Ludmill Stankov","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3231","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3231","url":null,"abstract":"Gjuha e fshehtë e muratorëve quhet në Bullgari edhe méshterski, méshtrenski, meshtregánski dhe meshtrugánski - nga mjeshtër. Në të kaluarën kjo gjuhë është quajtur edhe dylgjérski (i dylgjerit) - nga tur. dülger - marangoz, karpentier. Kjo gjuhë e fshehtë është përdorur në gjirin e muratorëve për të komunikuar njëri me tjetrin, pa u kuptuar nga përfaqësuesit zyrtarë të administratës osmane, nga të tjerët, duke mbrojtur kështu interesat e tyre profesioniste dhe ekonomike. Gjuha e fshehtë e mjeshtërve është sjellë në tokat e sotme bullgare nga ndërtues bullgarë, me fe të krishterë, nga Maqedonia Perëndimore (Dibër, Tetovë), Kostur (Greqi, nga disa fshatra rreth Korçës (Shqipëri) dhe nga rajoni i Kosturit (Greqi) në shekujt XV - XIX. Ata flitnin të folme të ndryshme të gjuhës bullgare dhe zotëronin ose kuptonin pak a shumë gjuhën shqipe, duke qenë në kontakt të ngushtë me popullsi shqiptare. Në Bullgari ata kuptoheshin mirë me vendasit duke folur të folmen e vet. Mërgimi i bullgarëve nga Maqedonia Perëndimore dhe Shqipëria drejt trevave lindore bullgare gjatë shekujve XV - XIX është përshkruar nga prof. Dimitër Arnaudov në librin e tij: “Преселническо движение на българи от Македония и Албания къмъ източните български земи през XV до XIX вѣк” - списание “Македонски прегледъ”, година VII (1932) кн. 2 - 3, стр. 63-118.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"16 3","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155469","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Mbi ndarjen në rrokje të grupeve dyshe të bashkëtingëlloreve në pozicionin ndërzanor","authors":"Artan Xhaferaj","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3204","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3204","url":null,"abstract":"Në fushën e fonetikës së shqipes, një prej çështjeve mjaft të ndërlikuara është ndarja fonetike e fjalëve në rrokje. Një trajtim i zgjeruar për këtë ç’është është bërë nga Dodi (2004), i cili, falë njohjes së sigurt të literaturës bashkëkohore, ka evidentuar qartazi edhe të metat e teorive kryesore të rrokjes, mbështetur në materialin e gjuhës shqipe. Por, me gjithë punën e kryer dhe rezultatet e rëndësishme që janë arritur, pozicionet e gjuhëtarëve për ndarjen fonetike të fjalëve në rrokje janë të ndryshme. Një nga këto arsye është së në literaturën gjuhësore nuk ka një përkufizim konstant për rrokjen si njësi gjuhësore. Në këtë trajtesë për ndarjen e fjalëve në rrokje do të mbështetim disa rregulla ekzistuese duke sjellë argumente të reja e duke bërë disa plotësime për t’i bërë ato më bindëse, duke synuar përmirësimin, thjeshtimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. Do të përqendrohemi te kufiri rrokjesor, kur kemi dy bashkëtingëllore midis zanoresh, duke u mbështetur te parimi i sonoritetit të tingujve (Sonority Sequencing Principle), ligji i kontaktit të rrokjes (Syllable Contact Law), parimi i përndarjes (Dispersion Principle) dhe parimi i maksimalizimit të onsetit të rrokjes (Maximum Onset Principle). Gjithashtu, do të sjellim fakte konkrete që vënë në dyshim vlerën e rregullës fonotaktike, sipas së cilës kur kemi dy a më shumë bashkëtingëllore midis zanoresh, ato shkojnë bashkë, në qoftë se në gjuhë ekzistojnë fjalë që fillojnë me e atë grup bashkëtingëlloresh.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"62 4","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155191","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Rapsodi të pabotuara të f. A. Santorit: cikli “Kënka jushtërore” (këngët e luftës)","authors":"Merita Bruci, Zeqirja Neziri","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3220","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3220","url":null,"abstract":"Në këtë editio princeps të ciklit të rapsodive “Kënka jushtërore” mbledhur e përpunuar nga F. A. Santori do të hedhim dritë mbi një aspekt pak apo aspak të njohur të një shkrimtari shumë prodhimtar arbëresh të shekullit XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santori. Synojmë njëherazi të rivlerësojmë dhe t’u japim zë edhe materialeve që ruan arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, duke ia paraqitur studiuesve dhe lexuesve të interesuar1.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"29 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139157008","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Përkime leksikore dhe kuptimore midis rumanishtes dhe shqipes","authors":"Cătălina Vătăşescu","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3221","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3221","url":null,"abstract":"Krishtërimi popullor ndër shqiptarët dhe rumunët po pret akoma hulumtime krahasuese sistematike. Një anë që meriton vëmendje ka të bëjë me vendin e shenjtëve në kulturën popullore të dy popujve, në kalendarin e tyre folklorik. Marrim si shembull rolin e mbrojtësit të ujkut që e ka Shën Martini - Sân (Sfânt(ul))1 Martin, Martini(i). Shqiptarët festojnë Shën Martinin më 11 dhe 12 nëntor. Rumunët e kremtojnë jo vetëm më 12-14 nëntor (Martinii de Toamnă “Martinët e vjeshtës”), por edhe në shkurt (më 1-3, Martinii de Iarnă “Martinët e dimrit”) dhe në verë (22 gusht Martinul “Martini”)2. Tek rumunët, jo vetëm Sfântul Martin (ose Martinul), por edhe Sfântul Filip, me të cilin është afër në kalendar, del si mbrojtës i ujkut; besimet lidhur me të dy shenjtërit janë të njëjta dhe të ngjashme me ato të shqiptarëve lidhur me Shën Martinin3. Në çerekun e fundit të shekullit XIX, B.P. Hasdeu u ka dërguar mësuesve të fshatrave një pyetësor të pasur, me 206 pyetje (Chestionarul Hasdeu) me qëllim të njohë visarin gjuhësor dhe besimet dhe doket e popullit dhe të hartojë një fjalor sa më të plotë të gjuhës rumune.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"9 11","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155374","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}