{"title":"Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist","authors":"Arian Leka","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3199","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3199","url":null,"abstract":"Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale, shkruar fillimisht si imitim mimetik i realitetit e më pas nën frymëzimin apo orientimin e metodës së Realizmit Socialist, vlerë të posaçme për hetimin dhe ndjekjen e procesit të kalimit nga metoda artistike në një shkollë a drejtimin letrar unik, siç ishte ai i Realizmit Socialist në Shqipëri, paraqesin edhe dokumentet arkivore. Mes tyre tërheqin vëmendjen edhe materialet që gjenden në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA). Mes tyre ka dorëshkrime e daktiloshkrime që trajtojnë çështje e problematika të letërsisë shqiptare të Realizmit Socialist. Kronologjia që ndjekin e mbulojnë këto dokumente është e gjerë. Fillesat u përkasin viteve 1950 e në vijim. Në morinë e tyre disa paraqesin interes të veçantë, pasi trajtojnë çështje të teorisë së realizmit socialist, direktiva mbi këtë letërsi nën dritën e veprave të Stalinit apo disa sprova të hershme për monografi mbi realizmin socialist në letërsinë shqiptare. Pak detaje të kësaj dosjeje janë marrë në shqyrtim veçmas, për të interpretuar çështje të historishkrimit letrar shqiptar të Realizmit Socialist dhe sidomos rrugën përmes së cilës mbërriti kjo metodë. Në të njëjtin rrafsh qëndrojnë edhe çështjet e tipologjive lidhur periodizimin, procesin letrar, kriteret që u përdorën në hartimin e një maketi a projekti për një histori të letërsisë shqiptare, përfshi këtu edhe vëzhgimin mbi kufizimet që lanë jashtë historiografisë disa nga personalitetet e letërsisë shqiptare të viteve 1930-1940. Një studim të plotë e të hollësishëm lidhur me karakterin e periudhave letrare si dhe rrethanat e rrjedhojat e sprovave për hartimin e tekstit të “Historisë së letërsisë shqipe” ka sjellë studiuesi Shaban Sinani në veprën “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura”. Kontribut në këtë fushë kërkimi, duke sjellë fakte e interpretimet mbi çështjen e historishkrimit letrar, kanë sjellë edhe studiuesit Ali Xhiku dhe Eldon Gjika.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"27 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155787","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe","authors":"Ilirian Martiri","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3229","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3229","url":null,"abstract":"Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas diplomimit, më 1962, u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, aktualisht Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ku zhvilloi një veprimtari të gjatë e të frytshme për 45 vjet me radhë në Sektorin e leksikologjisë e të leksikografisë në këtë institut, deri në daljen në pension në vitin 2008. Më 11.12.2016 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë e të papritur. Ndihmesa e rëndësishme e profesor Pavli Haxhillazit në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë shqiptare theksohet në dëshminë thelbësore të veprimtarisë së tij si bashkautor në vëllimet I, II e III të “Fjalorit shumëvëllimësh të gjuhës shqipe”, që nisi të hartohej në vitet ’70 në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (dorëshkrimi ruhet në Arkivin e Institutit). Në vijim dëshmohet pjesëmarrja e tij si bashkautor në hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980) me 41.000 fjalë, si dhe të fjalorëve të tjerë që u punuan dhe u botuan kryesisht në bazë të këtij fjalori, në vitet 1984, 2002 e 2006.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"13 30","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139156416","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Pjetër Bogdani: Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), botim kritik me një studim hyrës, transkriptim e shënime përgatitur nga Anila Omari, (botim i dytë i përmirësuar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2015.","authors":"Evalda Paci","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3167","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3167","url":null,"abstract":"Leximi i mirëfilltë i veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe më tej trajtimet që bëjnë të mundur thellimin e mjaft pistave të hulumtimit si brendësimi përmbajtjesor i tyre, gjurmimi me themel i disa nënsistemeve kryesisht gjuhësore që evidentohen në tekstet përkatëse, shpjegimet e mundshme të sistemit ortografik dhe të kuptimeve të fjalëve që dhe sot e kësaj dite përbëjnë çelësa interpretimi për kohën dhe kontekstin gjegjës, bëhen të mundur së pari nga njohja e mirë e çdonjërit prej ekzemplarëve të botuar që e përfaqësojnë këtë letërsi, por mbi të gjitha nga disponimi në format të botimit kritik e filologjik të vetë veprës apo dhe të varianteve gjegjëse, nëse kjo e fundit ka pasur raste të ribotimit. Një panoramë të tillë, me interes për kohën, por dhe për studiuesit e periudhave të mëvona e përvijojnë si përfaqësues autorë të përveçëm që shënuan me sprovat e tyre një periudhë të veçantë për nga uniciteti i veprave që panë pikërisht në shekujt gjegjës dritën e botimit. Sprovat për t‟i njohur më nga afër të tilla vepra dhe studimet që janë kryer mbi historikun e lëvrimit të shkrimit shqip përmes një letërsie të mbiquajtur kishtare, ekleziastike, apo dhe ungjillore janë kulmuar më së miri nga realizimi i botimeve kritike e filologjike që bëjnë të mundur dhe sot e kësaj dite të mund të përvijohen hulumtime më konkrete mbi përmbajtjen e tyre.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"56 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176343","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Eric P. Hamp (1920-2019)","authors":"Anila Omari","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3170","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3170","url":null,"abstract":"Në 17 shkurt 2019 ndërroi jetë gjuhëtari i shquar dhe albanologu më i madh amerikan Eric Hamp. Ai ishte një studiues i njohur ndërkombëtarisht në fushën e gjuhësisë krahasuese-historike, me interes të veçantë në gjuhët më pak të studiuara ku gjuha shqipe me degët e saj të diasporës arbëreshe dhe arvanitase zinte një vend të nderuar. Interesat e tij studimore shtriheshin nga indoeuropianistika, te ballkanologjia, albanologjia, keltologjia, romanistika, sllavistika, armenishtja e deri te gjuhët vendase të Amerikës. Në studimin e gjuhëve atë e shquante kërkimi në terren për të mbledhur lëndën e tyre.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"39 32","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176430","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Parafjalët e gjuhës shqipe dhe kontributi i Mehmet Çelikut në këtë fushë","authors":"Anila Kananaj","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3168","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3168","url":null,"abstract":"Parafjalët janë një kategori fjalësh mjaft e diskutuar në gjuhësi. Diskutimet kryesore kanë të bëjnë me statusin leksiko-gramatikor, përkatësisht sintaksor, në sintagmat ku ato shfaqen. Pjesa më e madhe e studiuesve tanimë i trajtojnë parafjalët si klasë funksionale, por një pjesë prej tyre pohojnë se ato bëjnë pjesë në klasën leksikore të fjalëve (Jackendoff 1973, O'Grady 1990) dhe disa të tjerë janë të mendimit që ato përbëjnë një klasë heterogjene, d.m.th. një grup parafjalësh janë fjalë funksionale dhe një grup tjetër i parafjalëve janë fjalë me natyrë leksikore (Zwarts 1992). Duke përdorur kritere semantike dhe sintaksore, Rauh (1993) dallon parafjalë leksikore dhe jo leksikore. Levin (1993) nxjerr në pah lidhjet semantike të foljeve me plotësat e tyre në anglishte, përfshi këtu plotësat parafjalorë. Pra, parafjalët mund të shihen edhe si lidhje semantike midis dy përbërësve. Englebert (1993) dhe një numër autorësh të tjerë i trajtojnë pafjalët në kuadër të morfo-sintaksës, pra nuk ka më një ndarje të prerë midis morfologjisë dhe sintaksës por trajtim në kufi të të dyjave.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"278 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176513","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015","authors":"Valter Memisha","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3163","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3163","url":null,"abstract":"Q. Murati veçohet për prurje shkencore, që rrokin disa fusha të gjuhësisë dhe trupëzojnë një punë shkencore profesionale të kurorëzuar suksesshëm. Ai tashmë është identifikohet si një leksikograf shumë prodhimtar në një rrugëtim 35-vjeçar (të cilin e ka nisur si bashkautor me veprën Fjalor i fjalëve të huaja, Prishtinë, 1987), duke zënë një vend të merituar veçanërisht në leksikografinë dialektore mbarëkombëtare shqiptare. Gjatë punës, për dekada të tëra, ai ka pasur për busull, siç pohon dhe vetë porosinë e akademikut E. Çabej se “Pasuria gjuhësore që rron nëpër dialekte vazhdon të përbëjë një gurrë ende të pashterur. Pa mbledhjen e leksikut dialektor dhe krahinor nuk mund të ketë gjuhë standarde shqipe dhe zhvillim të mëtejshëm të saj deri në nivelin e gjuhëve të tjera të përparuara të Evropës e të botës. Vetëm malësitë i ruajnë fjalët e shqipes se qytetërimi nuk ruan asgjë”.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"43 6","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176760","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Studimi i sintaksës dialektore dhe korpusi i gjuhës së folur shqipe","authors":"Tomorr Plangarica","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3159","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3159","url":null,"abstract":"Nisma e ndërmarrë nga studiuesit e departamenteve të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) për shqyrtimin e variacionit sintaksor në të folmet e shqipes dhe përgatitjen e Atlasit të Sintaksës Dialektore të Shqipes (nismë e ndërmarrë qysh në vitin 2016) synon ndriçimin e një problematike që lidhet me çështje që jo vetëm plotësojnë hapësira ende të pambuluara sa duhet në studimin e shqipes, por, sidomos, që nxisin e orientojnë studimet për të ardhmen. Organizimi në këtë kuadër i tryezave të rrumbullakëta, ku diskutohen çështje të ndryshme teorike e praktike që lidhen me këtë projekt, janë një mundësi më shumë që u krijohet studiuesve për të shprehur qëndrimet e pikëvështrimet e tyre për të përvijuar një pamje sa më të plotë të problematikës që synohet të jetë pjesë e angazhimeve të tyre në të ardhmen. Mëtimi i organizatorëve për të nxitur debatin përmes këtyre tubimeve shkencore është shenjë emancipimi shkencor. Nxitja e debatit shkencor në fazën që paraprin përvijimin e platformës për studimin e objektit veçse shton sigurinë për suksesin e hapave që do të hidhen më tej. Produkte të pritshme të debatit janë pikëvështrimet që priren t‟i pasurojnë qasjet ndaj profileve të ndryshme të objektit, sidomos në periudhën e tanishme, kur kahet e shkollat e ndryshme të mendimit gjuhësor europian e më gjerë sjellin prurje me vlerë në aspektin teorik e praktik, që mund të orientojnë më mirë punën dhe të ndihmojnë në disiplinimin e energjive të shpenzuara.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"94 ","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176309","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe","authors":"Enkeleida Kapia","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3156","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3156","url":null,"abstract":"Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni. Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik e aktual, si edhe mbështjelljen emocionore që ofron folësi. Intonacioni në shqipe është studiuar shumë pak, për të mos thënë aspak. Dallon këtu mbi të gjitha puna e veçantë që ka bërë studiuesja Lumnije Boriçi (1987) për intonacionin dhe funksionet e tij në gjuhën shqipe, punë e cila ka hedhur themelet e para të njohjes së rolit që ka intonacioni në përçimin e thënies në kontekste të caktuara kuptimore e sintaksore. Në këtë hulli, por në terma më të përgjithshëm, është shprehur edhe Beci (2004) tek teksti i tij Fonetika e Shqipes. Beci paraqet disa lakore të vizatuara me dorë mbi tonalitetet që ka intonacioni në shqipe në kontekste të caktuara sintaksore, si në fjalitë dëftore, pyetëse, etj., sipas perceptimit të tij. Këto lakore janë përmirësuar në botime të mëtejshme (shih Memushaj, 2010 për shembull) ku gjejmë lakore të fjalive sipas tipave të kumtimit, të bëra me programin Praat. Nga studimi ynë, i cili trajton marrëdhënien që gjymtyrëzimi aktual i shqipes ka me intonacionin, do të veçojmë për këtë artikull zbardhjen e lakoreve intonacionore të elementeve përbërëse të gjymtyrëzimit aktual, d.m.th. të temës, remës dhe të kontrastit, duke sjellë kështu jo vetëm të dhëna të reja mbi intonacionin e këtyre konstrukteve sintaksore, por edhe prova që rema dhe kontrasti janë konstrukte të veçanta jo vetëm sintaksore, siç jemi shprehur më parë (Kapia, 2010, 2013), por edhe konstrukte të mëvetësishme akustike.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"41 8","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176396","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Një vështrim gjuhësor për rimarin e poezive të Pjetër Budit","authors":"Elvis Bramo","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3161","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3161","url":null,"abstract":"Kjo mënyrë paraqitjeje e një fragmenti të shkëputur nga një studim më i plotë për poetikën e P. Budit1, është përgjithësisht e re në traditën e studimeve tona. Vetëm nga viti 1955 e këndej, ka të dhëna që janë bërë përpjekje për rimar të ndonjë vepre letrare, siç është një shtojcë në studimin e K. Ashtës “Fjalori i plotë i nxjerrun nga shkrimet e Ndre Mjedës dhe rimari”.2 Prej gjuhëtarit Mina Gero, mësojmë se edhe studiuesi durrsak Shefqet Karaja ka punuar për një “Fjalor të rimave të shqipes”.3 Studiuesi i njohur Shaban Sinani pohon që, veç rimarit të Mjedës nga K. Ashta dhe Karajës – mbetur në dorëshkrim – ka pasur në këtë fushë edhe vepra të tjera, si Fjalori rimor i gjuhës shqipe, hartuar nga Alfons Dovana.4 Po ky studiues, në të njëjtën revistë që shënuam, jep të dhëna edhe për një fjalor dygjuhësh të rimave në gjuhën shqipe i hartuar nga Leka Bezhani,5 me titull Albanian Rhyming Dictionary mbi 31500 fjalë-rima, mbështetur në Fjalorin drejtshkrimor të shqipes (1976).","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"44 23","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176377","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe","authors":"Blerina Suta","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3153","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3153","url":null,"abstract":"Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare dygjuhëshe. Bogdani, autori i parë i rëndësishëm i shqipes letrare i përqendroi përpjekjet e tij në një operacion shprehës dygjuhësh ku teksti shqip ishte bartës i idesë krijuese të veprës dhe teksti italisht përbri, mbështetës i të parit, edhe në rastin kur rezulton i marrë nga një autor i shpallur nga vetë Bogdani, apo i identifikuar më vonë nga kritika. Ringjallja dhe zgjerimi kuptimor i fjalëve ekzistuese e të vjetra, apo krijimi tyre ex novo në një formë shprehëse artistike dygjuhëshe si dhe zgjedhja për këtë operacion e një gjuhe si italishtja me të cilën shqipja ka ndarë historinë më të gjatë të bashkëjetesës në rrjetin ndërkulturor të Mesdheut (së bashku me familjen e saj gjuhësore), përbëjnë objektin e perspektivave studimore ende të paeskploruara për pasurinë dhe shtresëzimet që paraqesin. Takimi i dy gjuhëve, shqip dhe italisht, në struktura artistike të vërtedukshme, i karakterizuar jo aq nga ekuivalenca e termave, por nga bashkëplotësia kuptimore dhe polisensi (“kuptimi shumëfish”) tipik i veprës artistike, ka si qëllim zgjerimin kuptimor të shqipes.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"46 22","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176268","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}