{"title":"Kodiku i Kostë Cepit – Vithkuqarit (1820-1822) II. Veprimtari krijonjëse – Aqsh: fondi I.M.Q.; d. Nr. 52, v. 1938","authors":"Ilo Qafëzezi","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3165","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3165","url":null,"abstract":"Kemi të bëjmë me një pasuri intelektuale unikate si dëshmi e radhës që i takon fundit të viteve 30-të të shek. XX, por që ende gjëllin në hije në historinë e kulturës së shkrimit shqip. Kumtojmë kështu thukët motivin farëmirë që na nxiti të zbardhim prej fondit I[lo] M[itkë] Q[afëzezi] (AQSH Tiranë) fillimisht dosjen nr. 52 (viti 1938 34 fl.) e dikur edhe dosjen nr. 18 (viti 1938, 43 fl. – Demiraj: HD 2 [2020]), duke sendërtuar kështu dëshirën e dikurshme të autorit me i përcjellë këto prurje te një rreth sa më i gjerë lexuesish të interesuar për kulturën e shkrimit shqip me alfabet grek në fillimet e shek. XIX. Meqë titulli i të dyja dosjeve “Veprimtari krijonjëse” nuk përkon patjetër me materialet e përfshira në to1, u detyruam të vendosim si kryetitull të këtij punimi postum të autorit objektin kryesor që rrok bash ky material e që njihet ndërkohë sado përciptas si “Ko(n)diku i Kostë Cepit – Vithkuqarit” (IMQ ds. 52; Shuteriqi 1976 176, etj.) e më rrallë – falë leximit variacional të digramit nistor gr. në mbiemrin e autorit po prej Qafëzezit dora vetë – edhe si “Ko(n)diku i Kostë Xhepit (prej Vithkuqi në Rrethin e Korçës)” (IMQ ds. 18; Shuteriqi 1976 176). Në këtë botim kemi ruajtur në titull variantin të mbiemrit të autorit të dorëshkrimit që shfaqet në këtë dosje (nr. 52) dhe është edhe më i përhapur. Gjithashtu kemi ndërhyrë patëkeq vetëm në titullin e botimit të këtij materiali autentik arkivor që bart jo rastësisht firmën e filologut autodidakt Ilo Mitkë Qafëzezi, sa i përket përdorimit të variantit standard në emërtimin kodik e jo , thjesht e vetëm për të qenë konform me normën e sotme gjuhësore të kësaj fjale.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"19 8","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176587","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime","authors":"Arian Leka","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3154","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3154","url":null,"abstract":"Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë e Santorit - fabulist, mes të cilëve Kolë Kamsi, Ziaudin Kodra, Klara Kodra, Merita Bruci e të tjerë, e cilësojnë krijimtarinë e tij në këtë zhanër letrar si të njërit prej autorëve më të hershëm e me vlera, në lëvrimin e fabulës së shkruar në gjuhën shqipe.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"492 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176840","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Trashëgimia letrare e Veli Stafës","authors":"Alfred Çapaliku","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3166","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3166","url":null,"abstract":"Në dy vitet e fundit në Kolegjin Saverian të Shkodrës (1931-1933), ku mësues të gjuhës shqipe dhe të retorikës pati poetin Ndre Mjeda, rioshi Veli Stafa e ndjeu veten të prirur nga vjershat. Këputi një trëndafil të bardhë dhe duke e çuar te buzët e puthi lehtë. Por shpejt studenti Veli Stafa u bë mendimtar në prozë, meqë ndjente nevojën e paradokseve. Në lëmën fantazmagorike të tipave e karaktereve në vendin e tij të vogël, tastiera e gjerë e shpirtit iu prek tash e parë nga dashuria e madhe, shoqëruar me dhimbje të thellë. Në tetë vite krijimtarie që hapen në shkollën e Shkodrës, vazhdojnë në universitetin e Bolonjës dhe mbyllen në sanatoriumin e Parisit, Platonicusi shkroi mbi njëzet poezi, mbi njëzet proza të shkurtra e mbi dhjetë lloje shkrimesh të publicistikës letrare. Pjesën më të madhe të tyre ai e botoi në revistat e gazetat: “Bota e Re” të Korçës dhe “Java”, “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Illyria”, “Arbënia”, “Populli”, “Shtypi”, “Shekulli XX”, etj. të Tiranës. Letërsia dhe gazetaria letrare e tij ngërthen mbi njëqind e gjashtëdhjetë faqe. Vjershat, tregimet, artikujt e patën receptimin e tyre normal përgjatë shtrirjes së dekadës së katërt të shekullit XX. Në dekadat e mëpasme vazhdoi jehona e kritikës ndaj atij opusi. Dorëshkrimet e Platonicusit, që u bënë të njohura në vitin 1982 në Tiranë me botimin pothuajse të plotë të veprës së tij letrare nga studiuesi Andrea Varfi, flasin për shijen e hollë të shkrimtarit të ri gjatë publikimit dhe përgjatë rezervimit, duke e përzgjedhur me kujdes krijimtarinë nëpërmjet kapërcimit stilistik të vetvetes. E sipërfaqshmja e një çasti bëhej e thellë në një çast tjetër. Krijimtaria e mbetur në “sirtar” dëshmon gjithashtu për kohën fizike aq të paktë e krejt të pamjaftueshme, që Veli Stafa jetëshkurtër pati në dispozicion për ta botuar komplet veprën e tij letrare. Prodhimtaria mikse e promovuar e Platonicusit hyri denjësisht në garën reale, mes individualiteteve letrare të mirënjohura të viteve ‟30, me tematikën e re origjinale dhe me finesën shprehëse të saj. Ajo qe si një peshore ku matej ndjeshmëria njerëzore. Krijimet poetike me forma të ndryshme strofe e metri, me praninë e vargut të lirë, si dhe skicat, portretet, vizatimet letrare e tregimet e botuara në kolona gazetash bënë që ai të portretizohej në historinë e letërsisë shqipe, si një:“... poet dhe prozator i talentuar”.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"114 ","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176496","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Huazimet greke të sferës fetare","authors":"Kolec Topalli","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3157","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3157","url":null,"abstract":"Krishterimi ka qenë feja e parë që përqafuan shqiptarët pas paganizmit, para më shumë se dymijë vjetësh. Si në shumë vende të Mesdheut, ai hodhi rrënjë nga apostujt e dishepujt e tyre që në periudhën apostolike1. Por, me ndarjen e Perandorisë Romake në të Perëndimit e të Lindjes, edhe Kisha u nda në dy pjesë, nga njëra anë kisha katolike me qendër Romën, nga ana tjetër, kisha ortodokse me qendër Konstantinopolin. Për hir të lashtësisë së krishterimit ndër shqiptarë, terminologjia më e hershme kishtare është me prejardhje latine, si rrjedhim, ajo vijoi edhe në kishën ortodokse. Prandaj terma të tillë si: kishë, prift, shenjt, kryq, bekoj, pagëzoj e shumë të tjera përfaqësojnë shtresën më të vjetër të terminologjisë kristiane të të dy besimeve. Por përqendrimi i fesë ortodokse kryesisht në Jug të Shqipërisë do të sillte një ndryshim të ndjeshëm në burimin e terminologjisë kishtare: ndërsa Veriu katolik vijoi traditën latine dhe më vonë italiane, kisha ortodokse në Jug u orientua nga greqishtja, çka lidhej jo vetëm me fqinjësinë, por edhe me ndikimin e gjuhës greke në popullsinë ortodokse të Ballkanit. Në aspektin studimor, ndërsa terminologjia latine-romane e kishës katolike është trajtuar nëpërmjet studimeve të autorëve të vjetër dhe huazimeve nga gjuhët e mësipërme, terminologjia fetare me burim prej greqishtes ka mbetur e patrajtuar në tërësi.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"46 11","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176621","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde","authors":"Anila Omari","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3158","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3158","url":null,"abstract":"Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhësore. Huazimet nga italishtja janë kryesisht të karakterit dituror të hyra nëpërmjet kontakteve kulturore ose kanë një përhapje sipas shtresave sociale. Ndryshe nga këto, sllavizmat e shqipes paraqiten në përgjithësi të shpërndara në mënyrë lokale, kanë një përhapje të kufizuar dialektore, ndërsa vetëm një pjesë relativisht e vogël është bërë pronë e mbarë gjuhës. Kjo specifikë ka të bëjë domosdoshmërisht edhe me prejardhjen e huazimeve sipas përkatësisë dialektore-gjuhësore brenda grupit të gjuhëve sllave jugore, në përputhje me grupet gjuhësore sllave që pushtuan hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan: grupi i sllavishteve perëndimore në Veri dhe grupi i sllavishteve lindore në Lindje dhe Jug. Sipas kësaj përkatësie gjuhësore sllave, sllavizmat e të folmeve veriore të shqipes vijnë prej serbishtes/kroatishtes, ndërsa ato të të folmeve të Jugut vijnë prej bullgarishtes, përkatësisht maqedonishtes. Arsyet e kësaj shpërndarjeje gjeografike të sllavizmave të shqipes janë vetë rrethanat e ardhjes së sllavëve në Shqipëri, në formë valësh të njëpasnjëshme dhe nga drejtime të ndryshme, dhe me mënyrën e ngulimit të tyre në formë enklavash, në zona të caktuara, por kryesisht në zonat kufitare, ku kontaktet me popullsinë sllave kanë qenë të vazhdueshme për shekuj me radhë.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"24 9","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176656","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Metafizika poetike refleksione për poezinë e Sabri Hamitit","authors":"Nysret Krasniqi","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3155","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3155","url":null,"abstract":"Metafizika, gruaja me tipare të zanave tona mitologjike1, që e shihte dhe kishte aftësi të fliste me syrin e Providencës, që siguron mbrojtje e kujdes për ne, u bë simbol i ndërlidhjes së njeriut, qenies, ekzistencës sonë në këtë botë, me vullnetin e Saj, e cila mbikëqyr sjelljen dhe moralitetin e krijesës së vet, sjellje e moralitet që shfaqet në trajta e forma të ndërlikuara të mendimit dhe të veprimit. Në këtë ndërlidhje, Metafizika u bë ura dhe udha e përhershme ndërmjet Qenies e Providencës. Meqë jemi te mitologjia, nëse Hermesi, rrjedhimisht hermeneutika, sjell alegorinë e Providencës, me të cilën Qenia jeton dhe përpiqet të zbulojë e rizbulojë vullnetin e Providencës, Metafizika sheh e dërgon, madje ia mundëson Qenies formën e ndërliqshme të imagjinimit të Providencës si kult, pikëpyetje, përkushtim e Paskajësi. Ky komunikim primordial i Qenies me Metafizikën nuk është shuar kurrë si dhe nuk do të shuhet kurrë, rrjedhimisht, i ndërlidhur me jetën njerëzore, jeton në vazhdimësi në kohën zero. Mirëpo, jeta njerëzore dhe jeta individuale e njeriut, edhepse të ndërlidhura si vetëdije, dallojnë për faktin se, e para, priret drejt infinitit, (nëse këtu e harrojmë konceptin për apokalipsin të feve abrahamike), ndërsa, e dyta, drejt finitit të vetëdijshëm.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"236 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176549","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler","authors":"Bardhyl Demiraj","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3171","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3171","url":null,"abstract":"Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur. Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar dhe ballkanik si njohësi më i thelluar dhe më produktiv në studimet gjuhësore albanologjike dhe ato ballkanike bashkëkohore në hapësirën gjermanishtfolëse, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Wilfried Fiedler lindi në vitin 1933 në Oberfrohna (Saksoni/RFGJ) dhe u shpërngul qysh në rini në Berlin, ku studioi në Universitetin Humboldt në fushat e sllavistikës e të filologjive të tjera të Europës Juglindore dhe Lindore. Prej vitit 1955 filloi karrierën e tij shkencore si punonjës shkencor në institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Gjermane (në Berlinin lindor) dhe katër vite më vonë, pas njohjes së thelluar të shqipes edhe si docent i saj në Universitetin Humboldt. Ky angazhim e shoqëroi 30 vjet me radhë aktivitetin e tij shkencor-universitar dhe intelektual (1957-1989). Bashkimi i Gjermanisë e solli Fiedler-in në Perëndim, në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut, si pasardhës i profesurës për albanologji që kishte themeluar profesor Martin Camaj, një pozicion ky që e shoqëroi deri në daljen e tij në pension (1991-1998). Angazhimi universitar, krahas atij shkencor, mbeti gjithsesi deri në fund pjesë e jetës së tij aktive si specialisti i shumëkërkuar i shqipes në universitetet e Jenës dhe të Mynihut.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"104 ","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176575","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes","authors":"Evalda Pac","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3152","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3152","url":null,"abstract":"Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur orientimi për studiues të disa fushave të përafërta, mbi të gjitha të historisë së letërsisë sonë të shkruar e të filologjisë së tekstit. Përfshirja e secilit prej autorëve të kësaj periudhe në një panoramë studimesh që pikësëpari priret nga historia e letërsisë së shkruar nuk mund të mos shoqërohej nga nënvizimi i vështirësive konkrete në saktësimin e elementeve biografike të çdonjërit, vështirësi që dhe pse relative ndaj çdo individi që përfaqëson me veprën dhe shkrimtarinë e vet këtë ndarje kohore të zhvillimit të shkrimit shqip, përbëjnë një fenomen që vijoi të persistonte dhe gjatë viteve në të cilat kërkimet ndaj jetës dhe veprimtarisë së këtyre prelatëve të letrave shqipe u bënë më këmbëngulëse dhe iu përafruan më ndjeshëm gjurmimeve arkivore, e vetmja rrugë metodike që do të shpinte ndaj të dhënash konkrete dhe indicesh më të qarta. Na bind ndjeshëm në këtë drejtim dhe një shkrim i kohëve të fundit i studiuesit Bardhyl Demiraj, që përveçse na riafron me një ecuri arritjesh të dekadave të fundit në pikëpamje të kërkimeve ndaj këtij autori, na ndërgjegjëson mbi faktin e moskulmimit të sqarimit të elementeve biografike dhe të Pjetër Bogdanit vetë.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"46 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176284","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Ndikimi i gjuhës shqipe mbi të folmet e fshehta në Bullgari","authors":"Anton Pançev","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3162","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3162","url":null,"abstract":"Marrëdhëniet gjuhësore bullgaro-shqiptare janë hulumtuar nga shumë studiues, që janë marrë kryesisht me të folmen e Mandricës dhe me gjuhën e rilindësve shqiptarë në Bullgari, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mund të themi se dominojnë hulumtimet mbi ndikimin e elementeve prej bullgarishtes në gjuhën shqipe. Interferenca midis këtyre dy gjuhëve ka përmasa dhe shtresa më të gjera, sepse edhe disa fjalë shqipe kanë hyrë në gjuhën bullgare, p.sh. caka/m që vjen nga fjala cak, ose cuca që vjen nga cucë2. Por, përveç fjalëve shqipe, relativisht të pakta në gjuhën standarde bullgare, ndikimi i shqipes shtrihet përtej këtyre shtresave gjuhësore dhe prek në mënyrë të gjerë një dukuri interesante gjuhësore – të ashtuquajturat të folme të fshehta. Shfaqja në jetën sociale e kësaj forme të të folmeve lidhet me nevojat profesionale dhe kulturore në hapësirën e gjerë ballkanike dhe përtej kufijve të saj. Zanatçinjtë, të cilët kanë shkuar në kurbet jashtë viseve të tyre, e kanë pasur nevojën që të flisnin midis tyre para punëdhënësve dhe klientëve të tyre pa u kuptuar nga të tjerët. Të bën përshtypje se bartësit e këtyre të folmeve kanë qenë kryesisht muratorë dhe në përgjithësi vendbanimet e tyre ndodheshin në rajonet malore ku kushtet për bujqësi nuk kanë qenë të volitshme dhe duhej të kërkonin mënyra të tjera për ta siguruar bukën për familjet e tyre3. Pra, lëvizjet e disa grupeve për shkaqe profesionale, e kanë krijuar këtë formë të sociolekteve.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"27 6","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176490","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Vështrim përqasës i konektorëve shtesorë në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum” dhe në veprën e Pjetër Budit “Doktrina e Kërshtenë”","authors":"Linda Mëniku","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3160","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3160","url":null,"abstract":"Synimi i këtij studimi është përshkrimi dhe analizimi i konektorëve të tekstit në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum”1 në vështrim përqasës me konektorët e tekstit të përdorur në veprën “Doktrina e Kërshtenë” të Pjetër Budit. Studimet për mjetet lidhëzore në veprën e Bogdanit dhe të Budit mungojnë, prandaj përmes këtij punimi synojmë të shohim ndryshimin diakronik të përdorimit të konektorëve të tekstit, më konkretisht të konektorëve shtesorë, në këto dy vepra të shkruara në shekullin e 17-të (respektivisht në vitin 1618 dhe në vitin 1685), duke i krahasuar me konektorët e tekstit në shqipen e sotme. Një vend të veçantë në këtë punim do të zërë dhe krahasimi i lidhëzave (të përdorura si konektorë teksti) në veprën e Bogdanit dhe të Budit dhe atyre të përdorura në veprën e parë të shqipes “Meshari” i Gjon Buzukut. Për këtë vështrim krahasues jemi bazuar në punimin e zgjeruar dhe të thelluar të studiuesit Emil Lafes “Lidhëzat te libri i parë shqip”.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"639 ","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-17","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139176689","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}