{"title":"Kostaq Cipo për kompozitat e shqipes","authors":"Thanas Feka","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3341","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3341","url":null,"abstract":"Në fondin e kontributeve gjuhësore të Kostaq Cipos për gjuhën shqipe, një vend të veçantë, brenda fushës së fjalëformimit, zënë dy artikuj studimorë për kompozitat: “Rreth disa kompozitave”1 dhe “Kompozitat determinative”2 të botuar përkatësisht në nr. 1 dhe 2-3 të revistës “Buletini i Institutit të Shkencave” të vitit 1948, ku trajtohen dy grupet e mëdha të kompozitave të shqipes: kompozitat këpujore (kopulative) dhe kompozitat determinative. Të dy këta artikuj, si vijim i njëri-tjetrit, janë të lidhur organikisht dhe përbëjnë një studim të vetëm për dy grupet e mëdha të kompozitave: të fjalëve të përbëra dhe atyre të përngjitura, të cilat dallojnë nga formimet e prejardhura për mënyrën e formimit, për mjetet fjalëformuese, për mekanizmin e përftimit të kuptimit etj. Pikërisht në këtë kontekst, të dy artikujt janë ribotuar në përmbledhjen “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”3 nën një titull të vetëm, “Rreth disa kompozitave”.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"1 9","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139385852","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Seminari XXXI ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare","authors":"Adelina Çerpja","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3355","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3355","url":null,"abstract":"Sipas traditës së përvitshme, nga data 13-25.08.2012 në Prishtinë u zhvilluan punimet e Seminarit XXXI ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë \u0000dhe kulturën shqiptare, i organizuar nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë. Gjatë ditëve të para u mbajtën kurset e mësimit të shqipes, të organizuara në tre nivele, si dhe u mbajtën disa ligjërata: Enver Mehmeti: Miti serb i Kosovës, Aleksandar Rusakov: Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” e Desnickajas – pas dyzet vjetësh, Agim Vinca: Poezia e Mihal Hanxharit, Mehdi Polisi: Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë, Dhurata Shehri: Rilexime të letërsisë shqipe.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"81 4","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139386153","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Seminar për arumanishten në Bushten (Buşteni) të Rumanisë","authors":"Ina Arapi, Dhori Qirjazi","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3354","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3354","url":null,"abstract":"Nga data 29 qershor deri më 10 korrik 2012 u zhvillua në Bushten të Rumanisë kursi “Dialogul dialectelor limbii române” (Dialogu i dialekteve të gjuhës rumune) organizuar nga Instituti Rumun i Kulturës dhe Shoqata Kulturore Maqedono-rumune. Në qendër të kursit ishte edhe kësaj radhe për të dytën herë arumanishtja. Programi përfshinte kurse të gjuhës arumune dhe ligjërata. Kurset u drejtuan nga dialektologu i njohur prof. dr. Nicolae Saramandu dhe bashkëpunëtorja shkencore dr. Manuela Nevaci, të dy kuadro të Universitetit dhe të Institutit të Gjuhësisë në Bukuresht. Krahas kurseve u mbajtën dhe dy ligjërata.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"46 16","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139386954","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Nga vepra fjalor etimologjik i gjuhës shqipe IV","authors":"Kolec Topalli","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3342","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3342","url":null,"abstract":"gjej fol. “zbuloj”. Fjalë e mbarë gjuhës, e trashëguar nga fondi indoeuropian. Del me dy forma: gjej e gjendem (në trajtën joveprore). Të dyja këto lidhen me rrënjën ghad-, ghend- “kap, rrok, zë”, ku bëjnë pjesë gr. χανδάνω “kap”, lat. praehendo,-ĕre “kap, marr”, got. bigitan, ang. get “gjej, arrij, takoj” (Walde-Pokorny). Shqipja ka marrë pjesë në të dyja këto rrënjë: me formën e parë shpjegohet e tashmja gjej, që e ka humbur bashkëtingëlloren fundore -d (si mbylltore e zëshme) dhe ka marrë mbaresën -n në të tashmen (*ge-n-Ṏō); kurse e kryera e thjeshtë ka marrë prapashtesën -të prej formës së pjesores (gje-të ~ gjeta). Me formën e dytë shpjegohet trajta joveprore gjendem, ku dhëmborja është ruajtur, meqenëse ka qenë në një grup bashkëtingëllor. Kësisoj, evolucioni i kësaj foljeje është i ngjashëm me lej ~ lind nga ie. leṷd-. Dëshmohet së pari te Buzuku, që e ka me parashtesën vë- (ashtu si Kosova dhe arbëreshët e Greqisë): E ju të më lypëni e të mos më vgjani. Çabej e lidh foljen e shqipes me sll. dogoditi, let. gadît. Nga format e ndryshme të fjalës janë formuar rrjedhojat: gjendje, i gjendshëm / i gjindshëm; gjetje, gjetës, gjeturinë “sende të gjetura pa ndonjë vlerë”, të gjeturat “të përmuajshmet e grave”. (Meyer EW 140, Pedersen KG I 39, Boisacq 1050, Berneker I 289, Walde-Pokorny I 589, Walde-Hofmann II 359, Tagliavini AD 129, Skeat 174, Çabej SE IV 317, Demiraj AE 185, Orel AED 131, Luka II 149).","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"1 4","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139387294","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Hajri Shehu, “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe”, ASA, IGJL, Tiranë, 2015, 364 f.","authors":"Thanas Feka","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3211","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3211","url":null,"abstract":"Përmbledhja “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe” e prof. dr. Hajri Shehut përfshin mbi pesëdhjetë artikuj, pothuajse të gjithë të botuar në revistat shkencore “Studime filologjike”, “Gjuha jonë”, “Gjuha shqipe” etj. Tematika e saj është: I. Çështje të leksikut popullor me vlerë letrare potenciale; II. Çështje të fjalëformimit në gjuhën shqipe; III. Çështje të sintagmatikës; IV. Çështje të kulturës së gjuhës; V. Kritikë leksiko-logjike; VI. Kritikë leksikografike etj. Siç shihet, studimet dhe artikujt mbulojnë një tematikë të gjerë e të larmishme.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"91 9","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139154831","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Bardhyl Demiraj: areali kulturor i veriut në shek. Xvi-xix, Botime Onufri, Tiranë, 2017","authors":"Evalda Paci","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3235","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3235","url":null,"abstract":"Viti 2017 është shënuar nga realizimi i një botimi të rëndësishëm në fushë të gjurmimeve albanologjike e pikërisht nga ai me titull Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017, me autor studiuesin Bardhyl Demiraj. Prej vitesh tashmë disponojmë në bibliotekat dhe tavolinat e punës disa botime të natyrës kritike e filologjike të përpiluara prej studiuesit Bardhyl Demiraj, të gjitha të vlefshme për këdo që orientohet ndaj gjurmimesh të mirëfillta ekdotike mbi një periudhë me rëndësi për historinë e shkrimit shqip e për letërsinë e shkruar shqipe. Botimi kritik e filologjik i një vepre me destinacion leksikografik e që u mbështet për të dalë në dritë të shtypit prej Kongregacionit të Propaganda Fide-s si Dicionari latinisht-shqip i Frang Bardhit (Romë, 1635)1, studimet që orientojnë më së miri drejt njohjes së profilit dhe veprimtarisë komplekse të një prelati me emër në shekullin e tetëmbëdhjetë si Gjon Nikollë Kazazi2, botimi i pajisur me një aparat të vyer filologjik e kritik mbi Aktet e Koncilit të parë të Arbënit (1703)3, dhe gjurmime e kërkime të tjera që në të njëjtën vazhdë vijojnë të jenë udhërrëfyes për një fushë studimore si ajo e teksteve të vjetra shqipe përfaqësojnë arritje mjaft të vyera në lamije të gjurmimeve albanologjike.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"69 2","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155051","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Fjala si njësi e mëvetësishme e fjalësit","authors":"Hajri Shehu","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3201","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3201","url":null,"abstract":"Çfarë është fjala? Koncept i madh e i vështirë. Koncept i rrahur në tërë historinë e gjuhësisë (që nga Aristoteli). Dhe të leksikografisë. Nga arabët, në shekullin VII. Nga nevoja për të shpjeguar e komentuar Kur’anin. Në Babiloni, shumë më herët. Në Europë, në shekullin XIII përdoret për së pari fjala dictionarius – vepra që merret me fjalët. Në historinë e leksikografisë sonë, më 1635. Dhe ç’është fjala? Fjala është njësia e mëvetësishme më e vogël e gjuhës, që përbëhet nga disa tinguj a nga një tingull, e formësuar gramatikisht, që shënon sende e dukuri të realitetit ose shpreh qëndrimin e folësit ndaj asaj që thotë, lidh gjymtyrë të një fjalie ose fjali dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën e ligjërimit.” (Fjalor i gjuhës shqipe, 2006). Gjuhësisht, ky është koncepti për fjalën.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"45 6","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155094","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Hajri Shehu, “fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e ujemujës”, QSA, IGJL, Tiranë, 2016, 436 f.","authors":"Jani Thomaj","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3234","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3234","url":null,"abstract":"Në shekullin e ri, në kushtet e reja të Shqipërisë me ndërrimin e sistemit dhe me hapjen e plotë, kur ndikimi i globalizmit është i fuqishëm në të gjitha fushat dhe kur zhvillimi modern i ekonomisë, i shkencës, i kulturës dhe i jetës përgjithësisht sjellin ndryshime të thella edhe në gjuhë, kryesisht në leksik, ndër të tjera duke shtyrë prapa e duke hedhur në harresë fjalë, kuptime e shprehje popullore shqipe e duke hapur rrugën për huazime, shpesh të panevojshme, që prekin identitetin kombëtar të shqipes, hartimi i fjalorëve dialektorë e krahinorë, që nxjerrin në dritë pasurinë vetjake të shqipes, e shpëtojnë nga humbja dhe e vënë në përdorim të përgjithshëm, bëhet edhe më i domosdoshëm, edhe më i dobishëm. Këtij qëllimi i shërben edhe “Fjalori me fjalë e shprehje popullore nga Ujemuja”, i hartuar nga profesor Hajri Shehu.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"40 3","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155150","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Prof. Çlirim Bidollari (1946-2018)","authors":"Anila Omari","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3236","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3236","url":null,"abstract":"Më 22 shtator 2018 u nda nga jeta kolegu ynë, punonjësi i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, prof. Çlirim Bidollari.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"97 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155874","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"Variante të hershme doktrinare në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe","authors":"Evalda Paci","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3198","DOIUrl":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3198","url":null,"abstract":"Periodizimi i historisë së letërsisë së shkruar shqipe iniciohet me të drejtë me marrjen parasysh të kontributeve që nuk përbëjnë vetëm dokumente shkrimore të shkëputura në pikëpamje përmbajtjeje dhe plotësie tekstore. Të tilla tekste janë parë me vëmendje nga kritikët dhe studiuesit e letërsisë së shkruar shqipe, por dhe nga historianë dhe gjurmues të burimeve më të hershme shkrimore që hedhin dritë si mbi historinë e kombit tonë, ashtu dhe mbi rolin e personaliteteve që duke u paraqitur si lëvrues një kulture specifike shkrimore në gjuhën tonë, bëjnë pjesë në një mozaik historik që u shënua ndjeshëm dhe nga kontributi i tyre, sa konkret aq dhe i pashlyer. Letërsia e shkruar shqipe shënohet dhe nga vepërza që janë paracaktuar të jenë doracakë doktrinarë që do t’i shërbenin praktikës së rëndësishme të liturgjisë së përditshme dhe besimit të krishterë në viset tona. Një traditë e konsiderueshme gjurmimesh u njeh dhe këtyre botimeve e varianteve të tyre mjaft vlera në disa pikëpamje dhe evidentimi i tyre dëshmohet në mjaft studime tematike mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe. Vitet e fundit hulumtimi mbi tekstet përkatëse të këtyre vepërzave është shtrirë më gjerësisht duke qenë se janë përpiluar botime kritike dhe filologjike që kanë mundësuar dhe lehtësuar përafrimin me përmbajtjen dhe elemente qenësore të brendisë së këtyre teksteve. Të afërta në kohë dhe me vepra më të mëdha në pikëpamje ndërtimi siç paraqitet dhe Dicionari latinisht-shqip i vitit 1635 i përpiluar nga Frang Bardhi, është e mundur të gjurmohen dhe në lidhje me to tipare të shtypshkrimit por dhe të konceptimit të një metodologjie të përafërt në drejtim të transkribimit apo tejshkrimit të mirëfilltë filologjik të tyre, me një perspektivë dhe të plotësimit me shënime tekstore që i shërbejnë një studimi më të thelluar të përmbajtjes përkatëse.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"39 4","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-12-26","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"139155919","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}