{"title":"ORTHODOX PHILANTHROPY AND ITS CONTRIBUTION TO THE CITY OF KORÇA (XVIII-XIX)","authors":"Vasiljano Buba","doi":"10.61773/qx91h540","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/qx91h540","url":null,"abstract":"Ndonëse qyteti i Korçës u zhvillua paralelisht me vendosjen e sundimit osman në gadishullin e Ballkanit, nuk mund të mendohet ky kultivim dhe shndërrimi si nyje zhvillimi që mori për gjithë zonën, nëse nuk do të ishte vokacioni shpirtëror dhe largpamësia e shoqërisë korçare. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë te lexuesi një pasqyrë sa më të qartë se si edukimi dhe fryma ortodokse e qytetit të Korçës ka luajtur një rol fundamental në urbanizimin e këtij qyteti.Është me mjaft interes evidentimi, se si vektorizimi religjioz, në rastin e komunitetit të krishterë ortodoks, Mitropolia e Korçës ndikonte tek të gjitha sferat e shoqërisë, duke organizuar një ripërtëritje të tyre e duke emancipuar të gjitha segmentet e jetës. Kësisoj, përveç dimensionit fetar, Mitropolia shërbente edhe si një rregullator i aktiviteteve jo vetëm shpirtërore, por edhe ekonomike, krahas atyre kulturore. Produkti që u përfitua ishte pikërisht një qytet që rezononte një valencë humane, ekonomike dhe urbanistike tejet të avancuar për kohën, duke u kthyer në një simbol të sinergjisë mes komunitetit fetar e filantropisë.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"22 9","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140980380","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"LËVIZJA KOMBËTARE NË MANASTIR: KLUBI I MANASTIRIT","authors":"Nevila Mehmeti","doi":"10.61773/cjgbd881","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/cjgbd881","url":null,"abstract":"Ky punim fokusohet në kontributin e madh që dhanë për lëvizjen kombëtare patriotët shqiptarë që jetonin në qytetin e Manastirit, kontribut që kulmoi me krijimin e Klubit të Manastirit apo Klubi “Bash imi” i Manastirit. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë këndvështrimet e ndryshme të shtypit dhe të autorëve shqiptarë e të huaj mbi veprimtarinë e madhe që patriotët shqiptarë, pjesë e Klubit të Manastirit, luajtën jo vetëm në çështjen e arsimit, por edhe në gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.Menjëherë pas fitores së Revolucionit Xhonturk, shqiptarët ngritën komitetet e tyre me qëllim organizimin sa më të mirë të lëvizjes së tyre kombëtare. Si një efekt domino, për nga mënyra se si u përhapën klubet shqiptare, Manastiri nuk mund të mbetej jashtë kësaj veprimtarie. Trualli për këtë veprimtari kombëtare të organizuar tanimë ishte krijuar me shumë mundime vite më parë. Që në vitin 1905, në këtë qytet u krijua një bërthamë revolucionare e lëvizjes shqiptare, që kishte deklaruar hapur qëllimet e saj për më shumë të drejta kombëtare.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"98 20","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140978543","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"SOME ASPECTS OF THE ADMINISTRATIVE STRUCTURE OF DURRËS AS A CIVIC COMMUNITY AND UNDER THOPIA’S","authors":"Eduard Shehi","doi":"10.61773/ew5meh66","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/ew5meh66","url":null,"abstract":"Artikulli trajton aspekte të strukturës administrative të Durrësit mesjetar. Identifikohet koncepti i dekarkive si njësi bazë e organizimit territorial qytetas, i ngjashëm me disa qytete italiane. Për çdo dekarki duhej të kishte 2 përfaqësues, dëshmuar nga një Këshill i të 12-ve. “Topothésia” lidhet me traditën bizantine, përdorur për administrimin e territorit bujqësor të kultivuar. Si drejtues i pushtetit ekzekutiv përmendet Rectori dyrachij. Përgjatë qeverisjes së Topiajve hasim tri pozicione ushtarake: kapiten; kështjellar; komestabël. Në dy dokumente hasim protovestiarius, me traditë bizantine, dhe komunitetin durrsak. Topiajt duhet të kenë ruajtur pozicionet e ulëta për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, por kanë eliminuar postet e larta, duke përqendruar pushtetin te baronët pranë feudalit. Me kalimin e Durrësit nën Venedikun, përdorimi i sistemit të administrimit me qeveritarë venedikas të zgjedhur zhduku përfundimisht sistemin komunal të drejtimit të qytetit.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"11 4","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140979182","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"INTERESAT E FUQIVE EUROPIANE DHE PERCEPTIMI I TYRE PËR SHQIPTARËT - PRELUDI I VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË LONDRËS*","authors":"Marenglen Verli","doi":"10.61773/d6gjpa45","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/d6gjpa45","url":null,"abstract":"Fuqitë europiane, në mos më herët, treguan interes të veçantë për arbrit/shqiptarët dhe i njohën mirë ata gjatë shek. XV, përkatësisht në vitet e qëndresës së pashembullt nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër invazionit osman.Lufta Ruso-Turke e viteve 1877-1878, zhvillimet që pasuan Traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, dhe historia e marrëdhënieve shqiptaro-ballkanase e shqiptaro-turke gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), sollën një vështrim të ri të faktorit ndërkombëtar mbi shqiptarët. Natyrisht më tepër se perceptimi për shqiptarët që kishin gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe, gjithashtu, më tepër se interesat e fqinjëve, në politikën e lartë europiane përcaktuese ishin interesat e tyre. Vendimet e Konferencës së Londrës do të ishin kështu fryt i interesave të ndryshëm të fuqive europiane, mpleksur me perceptimin e tyre për shqiptarët.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"60 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140978795","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"DISPLACEMENT OF ALBANIANS FROM KOSOVO TO ALBANIA IN THE YEARS 1930-1938","authors":"Ylli Hashani","doi":"10.61773/k5hbza35","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/k5hbza35","url":null,"abstract":"Ky artikull fokusohet në shpërnguljen që u është bërë shqiptarëve nga Jugosllavia në vitet 1930-1938. Ky proces ka nisur në Kosovë në vitin 1918, me ripushtimin e saj nga trupat jugosllave dhe ka vijuar më tej. Në këtë kuadër, përfshihen procesi i reformës agrare dhe kolonizimit të ndërmarrë nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene (MSKS) ndaj shqiptarëve. Prandaj, theksi kryesor vihej në shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova në drejtim të shtetit shqiptar. Përmes masave të ndryshme, shpronësimit të tokës së shqiptarëve, dhunës dhe terrorit, politika serbe synonte spastrimin etnik, ndryshimin e strukturës demografike në dëm të shqiptarëve dhe kolonizimin e tyre me popullsi serbo-malazeze.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"34 31","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140979918","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"ROLI DIFERENCUES I RIVALITETEVE KISHTARE, KUNDËRVËNIEVE POLITIKE, TRANSFORMIMEVE ILUMINISTE DHE KUNDËRSULMEVE ORTODOKSE NË SHEKUJT XVII-XVIII","authors":"A. Doja","doi":"10.61773/q6f6bg26","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/q6f6bg26","url":null,"abstract":"Në pjesën e parë të këtij studimi u shqyrtua përdorimi i hershëm fetar i gjuhës shqipe, kryesisht në shek. XVII dhe XVIII, që në kombinim me rivalitetet kishtare duhet të ketë promovuar një lloj procesi të natyrshëm diferencimi kulturor. Në pjesën e dytë theksi vihet mbi kundërvëniet e ndryshme politike ndaj sundimit otoman, si dhe mbi përballjen kishtare dhe kundërveprimet misionarizuese kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Në veçanti argumentohet se si motivimet kontradiktore të politikave të ndryshme të përdorimit të gjuhës në shërbesat e kishës dhe në mësimdhënien e shkollës duhen parë edhe në kontekstin e përhapjes së ideve iluministe dhe të kundërsulmeve kishtare për riungjillëzimin ortodoks. Në përgjithësi, këto lloj kundërvëniesh kanë përforcuar proceset kufindarëse që duhet të kenë shërbyer për riorganizimin social të ndryshimeve gjuhësore dhe kulturore, veçanërisht midis të krishterëve ortodoksë greqishtfolës dhe shqipfolës.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"70 11","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140979058","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"MBI ORIGJINËN SHQIPTARE TË PAPËS KLEMENTI XI - ALBANI","authors":"Alvin Saraçi","doi":"10.61773/6j79fd64","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/6j79fd64","url":null,"abstract":"Artikulli trajton origjinën shqiptare të Papës Gianfrancesco Albani - Klementi XI (1700-1721), i cili i interesuar për prejardhjen e tij ngarkoi në vitin 1720 jezuitin Filippo Riceputi, i cili së bashku me arbëreshin nga Zadari (Zara) Paçifik Bicin të ndërmerrnin një udhëtim në Shqipëri dhe të mblidhnin relacione që hidhnin dritë mbi familjen Albani, e cila në fillim quhej Laçi. Fokusi i kërkimeve ishin zonat nga e kishte prejardhjen familja: Laçi i Kurbinit, Laçi i Zadrimës dhe Laçi i Krasniqes në Tropojë e në Kosovë. Sipas relacioneve, familja duhet ta ketë origjinën nga Laçi i Kurbinit, por ka gjasa që të jetë edhe nga zona e afërt e Laçit të Zadrimës. Prania e mbiemrit Laçi në Kosovë hedh dhe hipotezën që familja të jetë zhvendosur nga verilindja drejt Arbërisë Qendrore dhe më pas të ketë emigruar në Itali.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"28 21","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140981104","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"A VIEW IN POLITICAL -ECONOMIC TERMS BETWEEN ALBANIA AND YUGOSLAVIA IN THE PERIOD 1945-1949 (PART TWO, JULY 1947- MARCH 1948)","authors":"Gjon Boriçi","doi":"10.61773/s72qkk55","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/s72qkk55","url":null,"abstract":"Marrёdhёniet shqiptaro-jugosllave nё periudhёn 1947-1948 patёn problematika tё mprehta. Nё kёtё pjesё tё dytё tё artikullit do tё pёrqendrohemi te vijimi i varёsisё sё plotё ekonomike dhe politike tё qeverisё shqiptare ndaj Jugosllavisё, politike sanksionuar me vendimet e Plenumit VIII të PKSH-sё. Me anё tё dokumenteve arkivore, ku jo pak prej tyre paraqiten pёr herё tё parё kombinuar edhe me literaturёn bashkёkohore ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar ballafaqohet me fakte tronditёse tё cilat pasqyrojnё mё sё miri shkallёn tepёr tё ulёt të njohurive politiko-ekonomike tё lidershipit komunist shqiptar nё marrёdhёnien me udhёheqjen jugosllave. Shqipёria, edhe pse po merrte kredi nga Jugosllavia dhe nga Bashkimi Sovjetik nё kёtё hark tё shkurtёr kohor pёr të mos pёrfunduar nё katastrofё financiare, pёrsёri ekonomia e saj dhe rrjedhimisht standardi i jetesёs sё popullit shqiptar vijonte të ishte nё nivele tepёr të ulëta. Lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, e tregoi veten njё vasal tё bindur tё kёrkesave jugosllave kur u parashtrua çёshtja e bashkimit tё të dyja vendeve nё njё Federatё të pёrbashkёt. Nёpёrmjet hulumtimit tё kujdesshёm të materialeve arkivore dhe tё literaturёs ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar do tё njohё me detaje të bollshme atmosferёn politike qё ekzistonte nё atё kohё nё Shqipёri, bindjen e plotё ndaj çdo \"miqёsie\" tё pathyeshme me cilindo shtet komunist qё dёrgonte kredi dhe ndihma. Metodologjia e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-ekonomike, bazuar nё dokumentacion arkivor dhe literaturёn kombёtare dhe ndёrkombёtare.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"23 11","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140981785","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"PREPARING FOR A PARTNERSHIP: CHINA'S SOCIALIST MODEL AND ALBANIA'S ECONOMIC PATH IN THE EARLY COLD WAR","authors":"Ylber Marku","doi":"10.61773/wg18ws47","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/wg18ws47","url":null,"abstract":"Bazuar kryesisht në burimet arkivore shqiptare, ky artikull eksploron implikimet e bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me Kinën gjatë fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960. Punimi tregon se në vendimet e Shqipërisë për ndryshimin e aleancave, përllogaritjet ekonomike kanë qenë po aq të rëndësishme sa konsideratat politike. Artikulli argumenton se vënia e theksit mbi industrializimin e rëndë, mobilizimin e masave dhe parimin e mbështetjes në forcat e veta, nga ana e Kinës, ishte tërheqës për planet ekonomike afatgjata të udhëheqësve shqiptarë. Ky qëndrim u përforcua edhe më shumë pasi ndarja e punës në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER) e la Shqipërinë në skajet e integrimit ekonomik të bllokut sovjetik europian, duke e zhvendosur atë në një zhvillim të bazuar në bujqësi. Artikulli gjithashtu argumenton se, megjithëse nuk pati një transferim thelbësor teknologjik midis Kinës dhe Shqipërisë gjatë viteve 1950, ato vite shërbyen për Shqipërinë si një periudhë studimi i sistemit socialist kinez, i cili përfundimisht u përshtatej synimeve politike dhe ekonomike të liderëve shqiptarë më shumë se ai sovjetik. Marrëdhëniet ekonomike me Kinën hapën rrugë të reja tregtare për Shqipërinë, duke e lidhur potencialisht ekonominë e Shqipërisë me tregje të reja dhe me flukset ndërkombëtare të mallrave. Megjithatë, këto mundësi mbetën plotësisht të pashfrytëzuara për shkak të mangësive ekonomike të vetë Shqipërisë, kapaciteteve të kufizuara industriale dhe infrastrukturës së dobët.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"8 3","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140981633","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
{"title":"NGA PERIFERIA NË PERIFERI: SHPËRBËRJA E BASHKIMIT SOVJETIK DHE TRANZICIONI PERANDORAK NË SHQIPËRI E BALLKAN","authors":"Artan R. Hoxha","doi":"10.61773/2aesf531","DOIUrl":"https://doi.org/10.61773/2aesf531","url":null,"abstract":"Shembja e Bashkimit Sovjetik dhe rënia e regjimeve komuniste shënon një pikë të rëndësishme kthese në historinë europiane. Me fundin e Luftës së Ftohtë filloi edhe zgjerimi gradual i Bashkimit Europian drejt Lindjes dhe përfshirjen brenda tij të pjesës më të madhe të ish-vendeve komuniste. Europa Lindore, me të cilën kuptohej zona sovjetike e influencës, u shndërrua jo vetëm në një hapësirë të zgjerimit të ndikimit të BE-së, por u përfshi edhe në pjesën më të madhe të kufijve brenda kësaj të fundit. Në këtë kuptim, sikundër ka argumentuar Jan Zielonka, Bashkimi Europian shfaq karakteristikat e një perandorie që priret të shtrijë kufijtë e tij drejt periferive. Ballkani, e për rrjedhim edhe Shqipëria, si lagje e jashtme e BE-së është kthyer në një zonë ku struktura europiane kërkon të vendosë kontrollin e saj. Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk ka vijuar pa pengesa dhe ndikimi i tij po rivalizohet nga aktorë të rinj që duan ta kthejnë Ballkanin në zonën e tyre të influencës - sikundër është rasti i Rusisë dhe i Turqisë. Krahas me këto dinamika, ka ecur paralelisht edhe fundi i parimit vestfalian i sovranitetit kombëtar. Edhe pse ende larg anëtarësimit në BE, Shqipëria vijon të këmbëngulë të bëhet pjesë e klubit europian si dhe është futur pa asnjë ngurrim në globalizmin neoliberal. Këto zhvillime dëshmojnë këputjen e rëndësishme historike që ka kryer Shqipëria e sotme në raport me atë të përpara vitit 1991. Ndryshimet e rëndësishme strukturore në Europë, prekën sa Ballkanin aq edhe Shqipërinë.","PeriodicalId":512333,"journal":{"name":"Studime Historike / Historical Studies","volume":"24 6","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2024-05-14","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"140979296","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}