{"title":"Brejtja e smaltit në ortodonci – shqyrtim literature","authors":"Migjen Demjaha, Genc Qilerxhiu","doi":"10.59138/cymqrgfgcodvs","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Një prej zhvillimeve më të rëndësishme në historinë e ortodoncisë ka qenë aplikimi i ngjitjes direkte të breketave dhe ateçmenëve tjerë ortodontik në dhëmbë, që u bë e mundur përmes brejtjes së smaltit. Për herë të parë brejtja e smaltit u prezantua nga Buonocore. Mirëpo, ishte George Newman ai i cili këtij veprimi i gjeti zbatim në ortodonci duke e mundësuar ngjitjen direkte të ateçmenëve ortodontik në sipërfaqen e dhëmbit. Megjithatë, shumë shpejt u konstatua se brejtja e smaltit shkakton dëme të ndryshme në sipërfaqen e tij. Prandaj, autorë të ndryshëm kanë bërë hulumtime të shumta për të siguruar ngjitjen e mjaftueshme të ateçmenëve në dhëmb, duke shkaktuar sa më pak dëm në sipërfaqen e smaltit, përmes zvogëlimit të përqendrimit të acidit dhe kohës së veprimit.","PeriodicalId":161655,"journal":{"name":"Revista e Stomatologëve të Kosovës","volume":"88 1","pages":"0"},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2022-06-01","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Revista e Stomatologëve të Kosovës","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59138/cymqrgfgcodvs","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
Brejtja e smaltit në ortodonci – shqyrtim literature
Një prej zhvillimeve më të rëndësishme në historinë e ortodoncisë ka qenë aplikimi i ngjitjes direkte të breketave dhe ateçmenëve tjerë ortodontik në dhëmbë, që u bë e mundur përmes brejtjes së smaltit. Për herë të parë brejtja e smaltit u prezantua nga Buonocore. Mirëpo, ishte George Newman ai i cili këtij veprimi i gjeti zbatim në ortodonci duke e mundësuar ngjitjen direkte të ateçmenëve ortodontik në sipërfaqen e dhëmbit. Megjithatë, shumë shpejt u konstatua se brejtja e smaltit shkakton dëme të ndryshme në sipërfaqen e tij. Prandaj, autorë të ndryshëm kanë bërë hulumtime të shumta për të siguruar ngjitjen e mjaftueshme të ateçmenëve në dhëmb, duke shkaktuar sa më pak dëm në sipërfaqen e smaltit, përmes zvogëlimit të përqendrimit të acidit dhe kohës së veprimit.