{"title":"Fillesat e përkthimit nga gjuha Arabe në gjuhën Shqipe","authors":"Ziber Lata, Naser Ramadani","doi":"10.59164/univers.v23i23.615","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen këto gjuhë pa e marrë në konsideratë studimin edhe të vetë përkthimit nga dhe në këto gjuhë. Përkthimi i literaturës arabe në gjuhën shqipe ka filluar qysh në vitet e para kur trevat shqiptare pranuan fenë islame, sepse që atëherë, nga nevoja për ta mësuar fenë ishin të detyruar që të mësojnë vetë gjuhën arabe ose t’u përkthehej diçka nga ajo.\nJetëgjatësia shumë shekullore e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe nuk le hapësirë për diskutime ekzistuese, por për tip dhe kualitet të përkthimit. Nëse u referohemi fazave të ndryshme historike, do të shohim se pjesa dërmuese e literaturës së përkthyer gjatë gjithë kohës ka qenë fetare, me përjashtime të vogla nga letërsia e bejtexhinjve. \nSa për të kaluarën historike, po aq edhe për gjendjen faktike, gjatë këtij punimi do t’i shtjellojmë faktorët e fokusimit të shqiptarëve vetëm në përkthimin e literaturës fetare, ose më mirë të themi përse nuk u përkthyen edhe vepra të fushave të tjera?\nSfidat dhe problemet e përkthimologjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe sot. Problemi i sfidave asnjëherë nuk është i njëanshëm apo i drejtuar vetëm në një anë, por ai është i shtrirë në më shumë segmente: te vepra e përkthyer, te kultura gjuhësore e përkthyesit, te kualiteti i botimit etj.\nNë fund do të nxjerrim konkluzione dhe sugjerime, në mënyrë që studiuesit dhe ardhshëm të kenë një pasqyrim të problematikës së përkthimologjisë shqiptare nga gjuha arabe.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"19 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.615","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen këto gjuhë pa e marrë në konsideratë studimin edhe të vetë përkthimit nga dhe në këto gjuhë. Përkthimi i literaturës arabe në gjuhën shqipe ka filluar qysh në vitet e para kur trevat shqiptare pranuan fenë islame, sepse që atëherë, nga nevoja për ta mësuar fenë ishin të detyruar që të mësojnë vetë gjuhën arabe ose t’u përkthehej diçka nga ajo.
Jetëgjatësia shumë shekullore e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe nuk le hapësirë për diskutime ekzistuese, por për tip dhe kualitet të përkthimit. Nëse u referohemi fazave të ndryshme historike, do të shohim se pjesa dërmuese e literaturës së përkthyer gjatë gjithë kohës ka qenë fetare, me përjashtime të vogla nga letërsia e bejtexhinjve.
Sa për të kaluarën historike, po aq edhe për gjendjen faktike, gjatë këtij punimi do t’i shtjellojmë faktorët e fokusimit të shqiptarëve vetëm në përkthimin e literaturës fetare, ose më mirë të themi përse nuk u përkthyen edhe vepra të fushave të tjera?
Sfidat dhe problemet e përkthimologjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe sot. Problemi i sfidave asnjëherë nuk është i njëanshëm apo i drejtuar vetëm në një anë, por ai është i shtrirë në më shumë segmente: te vepra e përkthyer, te kultura gjuhësore e përkthyesit, te kualiteti i botimit etj.
Në fund do të nxjerrim konkluzione dhe sugjerime, në mënyrë që studiuesit dhe ardhshëm të kenë një pasqyrim të problematikës së përkthimologjisë shqiptare nga gjuha arabe.