Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)

Xhafer Sadiku
{"title":"Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)","authors":"Xhafer Sadiku","doi":"10.59164/univers.v23i23.612","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dhe katolikët me Vatikanin, ndërsa myslimanët i shkëputën. Kjo situatë vazhdoi edhe në kohën e qeverisë së Esad Toptanit, të Princ Vidit, të Austro-Hungarisë, të Italisë si dhe të qeverisë së formuar nga Kongresi i Lushnjës.\nMe pushtimin e vendit, në 7 prill 1939, për efekte politike, regjimi propagandonte se do të ruante lirinë dhe fenë, por synonte ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë. Propaganda kundër komunitetit mysliman zhvillohej edhe në faqet e shtypit të kohës. Një pjesë e shtypit italian botoi shkrime kundër fesë islame, me qëllim përçarjen midis myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.\nKur edhe këto veprime nuk patën sukses, ata ndërhynë drejtpërdrejt në çështjet e komunitetit. Nxisnin përçarjen midis klerikëve, duke i favorizuar disa me të holla dhe ushqime, por vetëm një pakicë e papërfillshme pranoi dhurata të tilla. Pushtuesit u munduan ta realizonin përçarjen dhe copëtimin e islamit duke aktivizuar e mbështetur sektet kryesore islame. Për këtë qëllim, mbështetën bektashizmin për ta vënë përballë Komunitetit Mysliman. Krahas përçarjes së myslimanëve, synohej bashkimi i të krishterëve nëpërmjet uniatizimit të ortodoksëve.\nPraktikat e konvertimeve fetare kanë qenë gjithnjë të pranishme edhe pas formimit të shtetit shqiptar. Në vitet e luftës pati kërkesa të shumta për konvertime nga religjione të tjera në fenë islame. Me vendosjen e regjimit komunist, në nëntor të vitit 1944, Shqipëria u përfshi në perandorinë komuniste të Lindjes. Partia Komuniste luftoi për çrrënjosjen e botëkuptimit idealist, për pastrimin nga vetëdija e popullit të atyre që i quante “dogma mistike fetare dhe zakone të prapambetura”.\nLufta kundër religjioneve përfshinte edhe luftën kundër objekteve të kultit. Që kur erdhi në pushtet, Partia Komuniste e Shqipërisë u kujdes për edukimin ateist të masave dhe krijimin e njeriut të ri.\nNë luftë kundër fesë mori pjesë masa e popullit që mbështeste regjimin, i cili propagandonte  “kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare”. Një numër i madh klerikësh, i të tre besimeve, të konsideruar nga regjimi komunist si reaksionarë, u sakrifikuan për besimin dhe fenë e tyre.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"76 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.612","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0

Abstract

Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dhe katolikët me Vatikanin, ndërsa myslimanët i shkëputën. Kjo situatë vazhdoi edhe në kohën e qeverisë së Esad Toptanit, të Princ Vidit, të Austro-Hungarisë, të Italisë si dhe të qeverisë së formuar nga Kongresi i Lushnjës. Me pushtimin e vendit, në 7 prill 1939, për efekte politike, regjimi propagandonte se do të ruante lirinë dhe fenë, por synonte ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë. Propaganda kundër komunitetit mysliman zhvillohej edhe në faqet e shtypit të kohës. Një pjesë e shtypit italian botoi shkrime kundër fesë islame, me qëllim përçarjen midis myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve. Kur edhe këto veprime nuk patën sukses, ata ndërhynë drejtpërdrejt në çështjet e komunitetit. Nxisnin përçarjen midis klerikëve, duke i favorizuar disa me të holla dhe ushqime, por vetëm një pakicë e papërfillshme pranoi dhurata të tilla. Pushtuesit u munduan ta realizonin përçarjen dhe copëtimin e islamit duke aktivizuar e mbështetur sektet kryesore islame. Për këtë qëllim, mbështetën bektashizmin për ta vënë përballë Komunitetit Mysliman. Krahas përçarjes së myslimanëve, synohej bashkimi i të krishterëve nëpërmjet uniatizimit të ortodoksëve. Praktikat e konvertimeve fetare kanë qenë gjithnjë të pranishme edhe pas formimit të shtetit shqiptar. Në vitet e luftës pati kërkesa të shumta për konvertime nga religjione të tjera në fenë islame. Me vendosjen e regjimit komunist, në nëntor të vitit 1944, Shqipëria u përfshi në perandorinë komuniste të Lindjes. Partia Komuniste luftoi për çrrënjosjen e botëkuptimit idealist, për pastrimin nga vetëdija e popullit të atyre që i quante “dogma mistike fetare dhe zakone të prapambetura”. Lufta kundër religjioneve përfshinte edhe luftën kundër objekteve të kultit. Që kur erdhi në pushtet, Partia Komuniste e Shqipërisë u kujdes për edukimin ateist të masave dhe krijimin e njeriut të ri. Në luftë kundër fesë mori pjesë masa e popullit që mbështeste regjimin, i cili propagandonte  “kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare”. Një numër i madh klerikësh, i të tre besimeve, të konsideruar nga regjimi komunist si reaksionarë, u sakrifikuan për besimin dhe fenë e tyre.
求助全文
约1分钟内获得全文 求助全文
来源期刊
自引率
0.00%
发文量
0
×
引用
GB/T 7714-2015
复制
MLA
复制
APA
复制
导出至
BibTeX EndNote RefMan NoteFirst NoteExpress
×
提示
您的信息不完整,为了账户安全,请先补充。
现在去补充
×
提示
您因"违规操作"
具体请查看互助需知
我知道了
×
提示
确定
请完成安全验证×
copy
已复制链接
快去分享给好友吧!
我知道了
右上角分享
点击右上角分享
0
联系我们:info@booksci.cn Book学术提供免费学术资源搜索服务,方便国内外学者检索中英文文献。致力于提供最便捷和优质的服务体验。 Copyright © 2023 布克学术 All rights reserved.
京ICP备2023020795号-1
ghs 京公网安备 11010802042870号
Book学术文献互助
Book学术文献互助群
群 号:604180095
Book学术官方微信