{"title":"Vështrim stilistikor i leksikut të veprës Lahuta e Malcis","authors":"Orjeta Baja","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3345","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Shkrimtarët janë ata që mund ta zbulojnë thellësisht pasurinë e një gjuhe a një dialekti. Në këtë drejtim, Gjergj Fishta është një shembull i tillë. Si një ndër njohësit e mirë dhe lëvruesit e zellshëm të fjalës shqipe, ai zbuloi mjete e mundësi të shumta shprehjeje në truallin e pasur të shqipes. Kësaj pasurie gjuhësore, ai i bëri përpunim të vetëdijshëm mjeshtëror, duke shfrytëzuar me një ndjeshmëri të thellë gjuhësore burimet e gjalla të gjuhës shqipe. Fishta rrëmon në gjuhën e shkruar e të folur, në pasurinë e shqipes dialektore, në shqipen e pararendësve të tij dhe të autorëve të vjetër, me qëllim që të gjejë ato fjalë që e shprehin mendimin më bukur, më saktë, në mënyrë më mbresëlënëse, duke evokuar tek lexuesi dallueshëm mjedise historike, gjeografike e shoqërore. \nNë këtë trajtesë, po i referohemi kryeveprës së këtij shkrimtari, “Lahuta e Malcís”.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"38 5","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Studime Filologjike","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3345","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Shkrimtarët janë ata që mund ta zbulojnë thellësisht pasurinë e një gjuhe a një dialekti. Në këtë drejtim, Gjergj Fishta është një shembull i tillë. Si një ndër njohësit e mirë dhe lëvruesit e zellshëm të fjalës shqipe, ai zbuloi mjete e mundësi të shumta shprehjeje në truallin e pasur të shqipes. Kësaj pasurie gjuhësore, ai i bëri përpunim të vetëdijshëm mjeshtëror, duke shfrytëzuar me një ndjeshmëri të thellë gjuhësore burimet e gjalla të gjuhës shqipe. Fishta rrëmon në gjuhën e shkruar e të folur, në pasurinë e shqipes dialektore, në shqipen e pararendësve të tij dhe të autorëve të vjetër, me qëllim që të gjejë ato fjalë që e shprehin mendimin më bukur, më saktë, në mënyrë më mbresëlënëse, duke evokuar tek lexuesi dallueshëm mjedise historike, gjeografike e shoqërore.
Në këtë trajtesë, po i referohemi kryeveprës së këtij shkrimtari, “Lahuta e Malcís”.