{"title":"Ndihmesa e Kostaq Cipos në studimin e teksteve të vjetra shqipe","authors":"Anila Omari","doi":"10.62006/sf.v1i3-4.3340","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Duke hulumtuar veprën shkencore të Kostaq Cipos, vëmë re se ai kishte njohuri të thella për gjuhën shqipe, jo vetëm në rrafshin sinkronik bashkëkohor, por edhe për fazat më të vjetra të saj. Një aspekt me rëndësi i punës së tij studimore është edhe studimi i teksteve të vjetra shqipe. Si një gjuhëtar i plotësuar ai e kishte të qartë se studimi i thelluar i gjuhës shqipe në planin bashkëkohor kërkonte njohjen e mirë të gjuhës së shekujve të kaluar si dhe të dialektologjisë të saj të sotme dhe historike. Hapi i parë drejt njohjes ishte mbledhja dhe botimi i teksteve të shqipes së shkruar që nga fillimet e saj dhe të materialeve dialektore e folklorike. Kërkesën lidhur me plotësimin e kësaj nevoje e shohim të artikuluar qartë nga Eqrem Çabej në sesionin II shkencor të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të Institutit të Shkencave të vitit 1952. Të njëjtën gjë kërkon edhe Selman Riza në vitin 1952, asokohe në Prishtinë. Pra, në ato vite nuk kishte ende asnjë ribotim filologjik shkencor të veprave të autorëve të vjetër të shqipes që të ishte i arritshëm për masën e studiuesve dhe për publikun e gjerë. Por gjuhëtarët më të shquar të kohës ia kishin vënë qëllim vetes dhe kishin filluar punën për transkriptimin në alfabetin e sotëm të veprave kryesore të autorëve tanë të vjetër. Çabej kishte ndërmarrë studimin për gjuhën e Gjon Buzukut që do të botohej në fillim të viteve ‘50 në numrat e Buletinit për Shkencat Shoqërore dhe do të fillonte më pas kryeveprën e tij, botimin kritik të ‘Mesharit”. Kostaq Cipo në ato vite gjithashtu i ishte përveshur punës për transkriptimin në alfabetin e sotëm të veprës së Pjetër Budit, “Doktrina e Kërshtenë”, ndërsa Osman Myderrizi transkriptoi veprën tjetër të Budit, “Speculum Confessionis”. Të dyja këto punë të gjuhëtarëve janë të ruajtura si dorëshkrime në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, dhe kanë shërbyer për nevojat e studiuesve të gjuhës.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"50 22","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2024-01-04","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Studime Filologjike","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3340","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Duke hulumtuar veprën shkencore të Kostaq Cipos, vëmë re se ai kishte njohuri të thella për gjuhën shqipe, jo vetëm në rrafshin sinkronik bashkëkohor, por edhe për fazat më të vjetra të saj. Një aspekt me rëndësi i punës së tij studimore është edhe studimi i teksteve të vjetra shqipe. Si një gjuhëtar i plotësuar ai e kishte të qartë se studimi i thelluar i gjuhës shqipe në planin bashkëkohor kërkonte njohjen e mirë të gjuhës së shekujve të kaluar si dhe të dialektologjisë të saj të sotme dhe historike. Hapi i parë drejt njohjes ishte mbledhja dhe botimi i teksteve të shqipes së shkruar që nga fillimet e saj dhe të materialeve dialektore e folklorike. Kërkesën lidhur me plotësimin e kësaj nevoje e shohim të artikuluar qartë nga Eqrem Çabej në sesionin II shkencor të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të Institutit të Shkencave të vitit 1952. Të njëjtën gjë kërkon edhe Selman Riza në vitin 1952, asokohe në Prishtinë. Pra, në ato vite nuk kishte ende asnjë ribotim filologjik shkencor të veprave të autorëve të vjetër të shqipes që të ishte i arritshëm për masën e studiuesve dhe për publikun e gjerë. Por gjuhëtarët më të shquar të kohës ia kishin vënë qëllim vetes dhe kishin filluar punën për transkriptimin në alfabetin e sotëm të veprave kryesore të autorëve tanë të vjetër. Çabej kishte ndërmarrë studimin për gjuhën e Gjon Buzukut që do të botohej në fillim të viteve ‘50 në numrat e Buletinit për Shkencat Shoqërore dhe do të fillonte më pas kryeveprën e tij, botimin kritik të ‘Mesharit”. Kostaq Cipo në ato vite gjithashtu i ishte përveshur punës për transkriptimin në alfabetin e sotëm të veprës së Pjetër Budit, “Doktrina e Kërshtenë”, ndërsa Osman Myderrizi transkriptoi veprën tjetër të Budit, “Speculum Confessionis”. Të dyja këto punë të gjuhëtarëve janë të ruajtura si dorëshkrime në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, dhe kanë shërbyer për nevojat e studiuesve të gjuhës.