{"title":"Historia e letërsisë së shkruar shqipe në botime tematike me vështrim sistematizues (1950-1985)","authors":"Evalda Paci","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3093","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Me vëmendjen që ka marrë sërish kohët e fundit çështja e ripërpilimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, rikthimi ndaj modeleve të mëhershme të realizimit të saj përbën një shtysë të fortë reflektimi mbi çështje të konsiderimit të dëshmive më të hershme shkrimore të shqipes, por dhe të mbarë trashëgimisë kulturore që transmetohet në kapituj, trajtesa e zëra më vete në përbërje të botimeve të mëparshme mbi të njëjtin argument. Të para dhe me syrin kritik disa dekada më vonë, por dhe të krahasuara mes tyre nga studiuesit e fushës, të tilla botime, ndër të cilat dhe disa me destinacion shkollor, përbëjnë objekte të një vëmendjeje të shtuar në kohët e fundit, aq më tepër nëse bëhet fjalë për gjurmimin e një metodologjie të paraqitjes së autorëve, përpiluesve të veprave, por dhe të punimeve tematike mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe. Në këtë trajtesë u përzgjodh një periudhë kohore (1950-1985) në të cilën kanë gjetur përmbushje disa punime të kësaj natyre, por të ndryshme mes tyre, dhe me një prirje jo të njëjtë në paraqitjen e zërave autorialë dhe të veprave përkatëse.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"29 9","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-12-05","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Studime Filologjike","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3093","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Me vëmendjen që ka marrë sërish kohët e fundit çështja e ripërpilimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, rikthimi ndaj modeleve të mëhershme të realizimit të saj përbën një shtysë të fortë reflektimi mbi çështje të konsiderimit të dëshmive më të hershme shkrimore të shqipes, por dhe të mbarë trashëgimisë kulturore që transmetohet në kapituj, trajtesa e zëra më vete në përbërje të botimeve të mëparshme mbi të njëjtin argument. Të para dhe me syrin kritik disa dekada më vonë, por dhe të krahasuara mes tyre nga studiuesit e fushës, të tilla botime, ndër të cilat dhe disa me destinacion shkollor, përbëjnë objekte të një vëmendjeje të shtuar në kohët e fundit, aq më tepër nëse bëhet fjalë për gjurmimin e një metodologjie të paraqitjes së autorëve, përpiluesve të veprave, por dhe të punimeve tematike mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe. Në këtë trajtesë u përzgjodh një periudhë kohore (1950-1985) në të cilën kanë gjetur përmbushje disa punime të kësaj natyre, por të ndryshme mes tyre, dhe me një prirje jo të njëjtë në paraqitjen e zërave autorialë dhe të veprave përkatëse.