{"title":"Si të lexojmë veprën e Budit “Speculum confessionis”?*","authors":"Gunnar Svane, Anila Omari","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3055","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Në përgjithësi, shqipja është një gjuhë pa bashkëtingëllore geminate1. Duke pasur parasysh këtë fakt është e habitshme të shohim mbushullimin e madh të bashkëtingëlloreve dyfishe në çdo faqe të librit të parë të Budit, Dottrina Christiana të vitit 1618. Nga një pikëpamje thjesht gjuhësore këto grafi dyfishe janë pa asnjë lloj interesi, duke qenë vetëm një trill i modës tipografike. Ne nuk mund ta dimë me siguri nëse ky lloj pseudogeminacioni i detyrohet vetë autorit apo tipografëve romanë. Por çfarëdo që të jetë, nuk ka dyshim se modeli ka qenë drejtshkrimi italian, në të cilin bashkëtingëlloret dyfishe ishin dhe janë ende tejet të shpeshta; ato shërbejnë për të treguar geminacionet e shumta në atë gjuhë. Për njerëzit e asaj kohe, që ishin mësuar të shihnin më tepër tekste italiane (dhe latine), çdo material i shtypur pa bashkëtingëllore dyfishe mund të jetë dukur pas gjase krejt jonormal. Mund të hamendësohet se ata, dmth. tipografët e Budit, donin ta vinin në vend këtë çudi duke futur në tekstin shqip të DC një numër të madh pseudogeminatash të cilat i bazonin në parime që sot nuk janë të qarta dhe në të cilat nuk do të hyjmë këtu. Edhe Meshari i Buzukut qysh në vitin 1555 përmbante shumë bashkëtingëllore dyfishe pa një geminacion gjegjës në shqipe; dhe ky drejtshkrim i frymëzuar nga italishtja erdhi e u bë kaq i qëndrueshëm saqë ende vazhdonte të përdorej në shekullin XIX.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"5 3","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-12-05","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Studime Filologjike","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3055","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Në përgjithësi, shqipja është një gjuhë pa bashkëtingëllore geminate1. Duke pasur parasysh këtë fakt është e habitshme të shohim mbushullimin e madh të bashkëtingëlloreve dyfishe në çdo faqe të librit të parë të Budit, Dottrina Christiana të vitit 1618. Nga një pikëpamje thjesht gjuhësore këto grafi dyfishe janë pa asnjë lloj interesi, duke qenë vetëm një trill i modës tipografike. Ne nuk mund ta dimë me siguri nëse ky lloj pseudogeminacioni i detyrohet vetë autorit apo tipografëve romanë. Por çfarëdo që të jetë, nuk ka dyshim se modeli ka qenë drejtshkrimi italian, në të cilin bashkëtingëlloret dyfishe ishin dhe janë ende tejet të shpeshta; ato shërbejnë për të treguar geminacionet e shumta në atë gjuhë. Për njerëzit e asaj kohe, që ishin mësuar të shihnin më tepër tekste italiane (dhe latine), çdo material i shtypur pa bashkëtingëllore dyfishe mund të jetë dukur pas gjase krejt jonormal. Mund të hamendësohet se ata, dmth. tipografët e Budit, donin ta vinin në vend këtë çudi duke futur në tekstin shqip të DC një numër të madh pseudogeminatash të cilat i bazonin në parime që sot nuk janë të qarta dhe në të cilat nuk do të hyjmë këtu. Edhe Meshari i Buzukut qysh në vitin 1555 përmbante shumë bashkëtingëllore dyfishe pa një geminacion gjegjës në shqipe; dhe ky drejtshkrim i frymëzuar nga italishtja erdhi e u bë kaq i qëndrueshëm saqë ende vazhdonte të përdorej në shekullin XIX.
在 "全球 "网站上,我们看到了很多关于 "全球1 "的信息。1618 年,《基督教多德瑞娜》(Dottrina Christiana)出版。公爵于 1618 年在布迪特(Budit)的《基督山伯爵夫人》(Dottrina Christiana)杂志上发表了一篇关于渔业的文章。我对罗马小说的权威性产生了怀疑。在意大利,我们的作品被称为 "意大利式的艺术",而在中国,我们的作品则被称为 "中国式的艺术"。在意大利语(或拉丁语)技术的基础上,我们还开发了一种新的鱼类材料。布迪特出版社出版的《未来公爵》(DC një numër të madh pseudogeminatash të cilat i bazonin në parime që sot nuk janë të qarta dhe në të cilat nuk do të hyjmë këtu.1555 年,Meshari i Buzukut 在其网站上发表了一篇名为 "Bashkëtingëllore dyfishe pa një geminacion gjegjës në shqipe; dhe ky drejtshkrim i frymëzuar nga italishtja erdhi e u bë kaq i qëndrueshëm saqqë ende vazhdonte të përdorej në shekullin XIX "的文章。