{"title":"Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë","authors":"Manjola Bani","doi":"10.59164/univers.v23i23.628","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri solli ndryshime të rëndësishme në didaktikë dhe në metodat e mësimdhënies. Pedagogjia e shekullit XX ndryshon nga pedagogjia e shekullit XXI. Që nga fillimi i shekullit XXI, ka pasur shumë ndryshime në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe botëror. Fenomeni më i dukshëm është internetizimi i shoqërisë dhe depërtimi i teknologjive digjitale në mësim. Brezi modern i nxënësve të shkollës tashmë njihet me emrin “nxënës digjital”, sepse është kaluar nga marrja e njohurive përmes leximit të librave të shtypur dhe monologut të mësuesit në perceptimin vizual apo diskutimin në klasë.\nSi po ndryshon shkolla në shekullin e ri? Si ndryshon teoria e të mësuarit? Aktualisht, mund të dëgjojmë shumë kritika lidhur me ndryshimet e dukshme të klasave në krahasim me shekullin e kaluar apo edhe me dy shekuj më parë. A kanë sukses mësimdhënësit dhe mësimnxënësit në ndryshimet moderne? Ato që dikur ishin si mjeti më ekonomik dhe praktik i mësimit, librat shkollorë të shtypur, po zëvendësohen shpejt nga zgjidhjet digjitale që sigurojnë kosto më të ulët, dhe përmbajtje më të lehtë. Teknologjia tani po përparon me ritme te shpejta, dhe bota jonë po evoluon me të. Pra, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e librave dhe shkollave ? Cilat janë efektet më të mprehta te nxënësit, studentët dhe shkollat, që përdorin tashmë të gjitha mjetet digjitale?\nQëllimi i këtij punimi është të prezantojë tendencat e ndryshimeve në mësimin e lëndës së kimisë, integrimin me metodat moderne, arsyet dhe mënyrat për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies së lëndës së kimisë si dhe impakti i ndryshimeve te mësimdhënësit dhe mësimnxënësit. E konsiderojmë si të rëndësishme për rritjen e cilësisë së mësimit të lëndës së kimisë, qasjen e re ndaj mësimdhënies së kësaj lënde që lidhet me gjenerimin digjital, së bashku me të gjitha ndryshimet që ndodhin si dhe inovacionin në mësimdhënie. Ky artikull ka si qëllim të mundësojë një pasqyrë se si është zhvilluar hulumtimi në mësimin e lëndës së kimisë që në fillesat e para, ideja e të mësuarit kiminë, udhëzimet e mësimdhënësve, e duke vazhduar me hulumtimet aktuale të bazuara në metoda bashkëkohore të të mësuarit dhe përmirësimit të mësimdhënies. Pra, kemi prezantuar teoritë dhe metodat që kanë udhëhequr e shoqëruar mësimin e lëndës së kimisë ndër vite, e që përpiqen të tregojnë se si mësimi i kësaj lënde është integruar në metodat e kërkimet moderne.\nPra, është parë si e arsyeshme dhe e rëndësishme të paraqitet se si tashmë është kaluar në metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, duke kaluar nga ato tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"11 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.628","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri solli ndryshime të rëndësishme në didaktikë dhe në metodat e mësimdhënies. Pedagogjia e shekullit XX ndryshon nga pedagogjia e shekullit XXI. Që nga fillimi i shekullit XXI, ka pasur shumë ndryshime në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe botëror. Fenomeni më i dukshëm është internetizimi i shoqërisë dhe depërtimi i teknologjive digjitale në mësim. Brezi modern i nxënësve të shkollës tashmë njihet me emrin “nxënës digjital”, sepse është kaluar nga marrja e njohurive përmes leximit të librave të shtypur dhe monologut të mësuesit në perceptimin vizual apo diskutimin në klasë.
Si po ndryshon shkolla në shekullin e ri? Si ndryshon teoria e të mësuarit? Aktualisht, mund të dëgjojmë shumë kritika lidhur me ndryshimet e dukshme të klasave në krahasim me shekullin e kaluar apo edhe me dy shekuj më parë. A kanë sukses mësimdhënësit dhe mësimnxënësit në ndryshimet moderne? Ato që dikur ishin si mjeti më ekonomik dhe praktik i mësimit, librat shkollorë të shtypur, po zëvendësohen shpejt nga zgjidhjet digjitale që sigurojnë kosto më të ulët, dhe përmbajtje më të lehtë. Teknologjia tani po përparon me ritme te shpejta, dhe bota jonë po evoluon me të. Pra, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e librave dhe shkollave ? Cilat janë efektet më të mprehta te nxënësit, studentët dhe shkollat, që përdorin tashmë të gjitha mjetet digjitale?
Qëllimi i këtij punimi është të prezantojë tendencat e ndryshimeve në mësimin e lëndës së kimisë, integrimin me metodat moderne, arsyet dhe mënyrat për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies së lëndës së kimisë si dhe impakti i ndryshimeve te mësimdhënësit dhe mësimnxënësit. E konsiderojmë si të rëndësishme për rritjen e cilësisë së mësimit të lëndës së kimisë, qasjen e re ndaj mësimdhënies së kësaj lënde që lidhet me gjenerimin digjital, së bashku me të gjitha ndryshimet që ndodhin si dhe inovacionin në mësimdhënie. Ky artikull ka si qëllim të mundësojë një pasqyrë se si është zhvilluar hulumtimi në mësimin e lëndës së kimisë që në fillesat e para, ideja e të mësuarit kiminë, udhëzimet e mësimdhënësve, e duke vazhduar me hulumtimet aktuale të bazuara në metoda bashkëkohore të të mësuarit dhe përmirësimit të mësimdhënies. Pra, kemi prezantuar teoritë dhe metodat që kanë udhëhequr e shoqëruar mësimin e lëndës së kimisë ndër vite, e që përpiqen të tregojnë se si mësimi i kësaj lënde është integruar në metodat e kërkimet moderne.
Pra, është parë si e arsyeshme dhe e rëndësishme të paraqitet se si tashmë është kaluar në metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, duke kaluar nga ato tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore.